Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Belgjikë / Kush ishte porositësi dhe ekzekutorët e Arjan Spahiut

14:18 / November 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Autoritetet belge zbardhin vrasjen e Arjan Spahiut i njohur ndryshe si Arjani i Vogel ne lagjen Molenbek ne vitin 2020.
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoritetet belge zbardhin vrasjen e Arjan Spahiut i njohur ndryshe si Arjani i Vogël në lagjen Molenbek, në vitin 2020.

Si porositës të krimit, prokurorët belgë që kanë hetuar çështjen akuzojnë Florenc Çopjan nga Elbasani, i cili prej vitesh qëndron në Dubai. Sipas tyre, motivi i krimit është larja e hesapeve, pasi grupi Çopja kishte përplasje me kreun e klanit kundërshtar të drejtuar nga Erjon Alibej.

Ky i fundit i njohur me nofkën “Krymi”, mori drejtimin e grupit pas vrasjes së vëllait Endrit Alibej, i njohur me nofkën “Tarzani”, xhaxhait të tij Arben Dylgjeri dhe një shtetasi turk në atë që njihet si “masakra e Bradasheshit”, dhjetorin e 2018.

Arjan Spahiu, i njohur si “Arjani i Vogël”, në lidhje krushqie me Alibej, konsiderohej si financier i grupit, ndërsa ishte duke hetuar për llogari të Erjon Alibej mbi autorët e atentatit mafioz në Bradashesh.

Belgët akuzojnë ndërkohë si ekzekutorë të Spahiut, Florenc Meçen alias Gega si dhe Elvis Muratin. Të paktën, kështu rezulton sipas një letërporosie të mbërritur në Ministrinë Shqiptare të Drejtësisë. Të dy këta të dyshuar janë arrestuar përkatësisht në Spanjë e Gjermani, por nuk janë ekstraduar drejt Belgjikës, për arsye që nuk bëhen të ditura.

Arjan Spahiu ishte viktima e radhës në përplasjen e ashpër mes dy grupeve kriminal, Alibej dhe Çopja, që nisi vite më parë me humbjen e një sasi prej 50 kg kokainë ne Britaninë e Madhe dhe dhunimin e një të riu atje, pasi dyshohej se e kishte grabitur drogën.

Arjan Spahiu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjedhjet vendore mbahen më 9 maj 2027/ Presidenti Begaj dekretoi datën pas konsultimeve me partitë

15:17 / October 30, 2026

Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli

13:07 / October 30, 2026

BE nis shqyrtimin e kapitullit të radhës me Shqipërinë

12:58 / October 30, 2026

Transferimi i Erion Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, ministri Toni Gogu kthen përgjigje zyrtare Bledi Çuçit dhe Fatmir Xhafajt/ Inspektim për të gjitha lëvizjet në burgje

12:00 / October 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.