Drejtuesi politik i PD-së i qarkut të Tiranës, ish-deputeti i PD-së Belind Këlliçi, ndodhet në Amerikë dhe është takuar me kandidatin për president të SHBA, Donald Trump. Ky takim i cili u zhvillua në Ryder Center, Saginaw Valley State Ujiv, sipas Këlliçit u përqendrua në diskutimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-ve, si dhe mundësive për të forcuar bashkëpunimin politik ndërkombëtar.
Postimi i plotë
Foto e vitit. Pavarësisht fushatës intensive, Presidenti Trump gjen përherë kohë për të dëgjuar për Shqipërinë dhe shqiptarët!
Shpresoj që foton e radhës ta bëjmë në Shqipëri, kombin që në masë kërkon kurorëzimin e tij në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Për kureshtarët: Kosto??? ZERO lekë, vetëm 1 buzëqeshje.
