Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kokalari: Boll pyetët sa po paguhet LaCivita, SPAK të nisë hetimet

21:05 / April 17, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sbsb
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aktivistja Evi Kokalari ka ngritur akuza të forta në drejtim të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe aleatit të tij politik Fatmir Mediu, duke kërkuar hetim të menjëhershëm nga SPAK për lobime të dyshuara në Shtetet e Bashkuara.

Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Kokalari ka vënë në qendër të akuzave ish-këshilltarin e Donald Trump, Paul Manafort, një figurë e njohur dhe e dënuar në SHBA për afera lobimi të fshehura.

“Boll pyetët sa po paguhet LaCivita, po filloni të pyesni sa po paguhet Paul Manafort. Të kesh Manafort në krah dhe të thuash që këta s’janë lobistë, është kulmi i hipokrizisë”, shkruan Kokalari.

Sipas saj, një ish-kongresmen amerikan i ka konfirmuar që presidenti brazilian Bolsonaro gjithashtu ka punësuar Manafort për të lobuar kundër gjykatësit Alexandre de Moraes dhe presidentit aktual Luiz Inácio Lula da Silva. Vetëm pagesa paraprake për kontratën  e njohur si “retainer”  ka qenë 400 mijë dollarë.

“Sa e vërtetë është nuk di t’ju them”, vijon ajo, “por ju garantoj që Manafort është një nga lobistët më të shtrenjtë”.

Më tej, Kokalari përmend edhe faktin që ish-partneri i Manafort është regjistruar si lobist për Berishën në vitin 2023, sipas ligjit amerikan FARA (Foreign Agents Registration Act).

“Tani do të na mbushë mendjen Berisha që këta s’po lobojnë për t’i hequr ‘non-gratën’? Gjykojeni vetë nga gjoba që ka marrë Manafort pas dënimit në SHBA – 24 milionë dollarë”, shkruan ajo.

Në fund të deklaratës, Kokalari i bën thirrje organit të posaçëm të drejtësisë që të veprojë urgjentisht.

“SPAK duhet të hetojë edhe Berishën, edhe Fatmir Mediun për këto lobime dhe pagesa! Mos flini gjumë, se vendi është në rrezik”, tha ajo.

hetimet kokalari LaCivita paguhet spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Berisha shkon në Amerikë? Ergys Mërtiri: Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet

12:52 / September 1, 2026

Ministri i Jashtëm: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës, gati për një rol të ri në adresimin e sfidave të përbashkëta

09:17 / September 1, 2026

“Do ta bëjmë realitet shkollë pas shkolle”, Rama: Kemi në Tiranë 20 shkollat e para të pajisura me kamera inteligjente

14:23 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.