Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, djegien e flamurit serb në protestën e sotme e ka konsideruar akt të gabuar.
Këlliçi “nuk e di se kush fshihet pas këtij veprimi”, por shton se “nuk ka pasur asnjë tentativë për një akt të tillë”.
“Protesta është një mjet për të shprehur të gjithë indinjatën dhe revoltën, ndaj një vendimi të gabuar të qeverisë. Të vetmit që nuk po shkaktojnë problem është PD e rithemeluar. Qytetarët erdhën, protestuan paqësisht me pankarta, kundër vizitës së Vuçiç në Tiranë dhe kundër këtij projekti.
Djegia e flamurit serb akt i gabuar. Ishte një gabim. Askush nuk ka bërë thirrje për të djegur simbolet e një shteti tjetër. Akt i dënueshëm. Por s’ka pasur asnjë tentativë për ta organizuar këtë akt. Nuk ia kam idenë kush qëndron pas atij akti, por në gjykimin tim duhej shmangur”, shpjegoi Këlliçi.
Sipas tij, pas këtij akti ka ardhur dhe një veprim tjetër edhe më i rëndë: “Policia ka shoqëruar në komisariat dhjetëra minorenë dhe prindërit e tyre pretendojnë se mbi ta është ushtruar dhunë”.
“Ky i akt ndiqet me një akt tjetër edhe me të gabuar, me shoqërimin e dhjetëra minorenëve. Në komisariatin nr.1 dhe 2 të Tiranës janë shoqëruar minorenë të moshës 15, 16, 17 vjeç që janë shoqëruar. Më kanë marrë prindërit e tyre ne telefon, pasi pretendojnë se është përdorur dhunë”, shtoi deputeti i PD.