TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Abuzimet me inceneratorët, Ibrahimaj: Lojë politike e LSI-së në prag të protestës

14:25 / July 6, 2022

Vazhdojnë telashet për Johnson, një tjetër ministër “e lë në baltë”

14:23 / July 6, 2022

Korreshi ironi me Bashkinë e Lushnjes:Hoqët zhabat, na sollët qentë

14:11 / July 6, 2022

“Do të tronditen pushtetet”, paralajmërimi nga Vangjeli: Hetimet kanë nisur që në vitin 2014

13:59 / July 6, 2022

Von der Leyen: BE-ja duhet të bëjë plane emergjente për ndërprerjen e plotë të gazit rus

13:57 / July 6, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Politikë

Belind Këlliçi flet për përplasjen e fortë me Evi Kokalarin dhe tregon vendimin që ka marrë: Unë lë mandatin…

23:50 / June 23, 20222 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi foli mbrëmjen e sotme për përplasjen me aktivisten Evi Kokalari. Ai u shpreh se deklaratat që janë bërë ndaj tij janë penale duke përmendur edhe akuza për lidhje me bandat e drogës, ku nënvizoi se nëse ato vërtetohen është i gatshëm të lërë mandatin.

“Është një çështje që nuk dua t’i dedikoj më shumë kohë se saj i kam dedikuar. Unë kam folur për këtë çështje. Nuk kam dashur të mbaj gjallë debatin brenda PD. Akuzat që më janë bërë janë penale. Kam kërkuar që ajo zonjë të vijë në gjykatë. Kam paditur zonjën për të sjellë provën dhe për të faktuar akuzat e rënda që i janë bërë personit tim.

Nuk besoj se ka ndonjë interes publik që të merremi me këtë çështje. Gjykoj që ka qenë mënyra më e mirë për t’u përgjigjur përballë kësaj situate. Nuk e di pse ajo më sulmon. Mua më janë bërë akuza që jam i lidhur me bandat e drogës. Nëse akuzat vërtetohen duhet të lë mandatin. Problemi është këtu. Unë kam vendosur të mbaj këtë qëndrim dhe nuk do ndryshoj. Ky është modeli im. Për këtë model kam bërë karrierë në PD deri më sot. Dhe qytetarët për këtë model më kanë votuar”, deklaroi ai në MCN.

Këlliçi foli edhe për rolin e tij në Partinë Demokratike dhe aspiratën brenda saj. “Nuk isha pretendent për sekretar të përgjithshëm të partisë. Në asnjë vend. Kam thënë që unë aspiratat e mia i kam që të kemi një PD që mund Edi Ramën. Nuk e di ku e shikoni Belindin jashtë kur kam disa pozita brenda në parti. Në kryesi u zgjodha. Jam kryetar forumi në detyrë, anëtar i kryesisë dhe deputet. Detyra ime është të përfaqësoj zgjedhësit.

Ne për fat të mirë i kemi dhënë fund debatit të brendshëm. Mbaroi. Sot PD ka një ekip të ri pavarësisht kritikave. Përherë proçeset zgjedhore do kenë Kritika. Nuk ma mohon dot që u zgjodhëm me votë. Unë zoti Agron Shehaj, Oerd Bylykbashi dhe zoti Luçiano Boçi garuam për postin e nënkryetarit në PD. Dy do fitonin. Këshilli Kombëtar votoi me votë. Kemi një problem me grupin parlamentar. Që nuk e di kujt i shërben. Nuk i kuptoj ata që mbështesin linjën e zotit Alibeaj”, tha deputeti demokrat.

bellind kellici Evi Kokalari mandati
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Abuzimet me inceneratorët, Ibrahimaj: Lojë politike e LSI-së në prag të protestës

14:25 / July 6, 2022

Korreshi ironi me Bashkinë e Lushnjes:Hoqët zhabat, na sollët qentë

14:11 / July 6, 2022

Ministrja Kushi: Rriten me 6% pagat për mësuesit e sistemit arsimor parauniversitar

13:03 / July 6, 2022

Protesta, Rama heq “veprën e shenjtë” nga Kryeministria (FOTO)

12:41 / July 6, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Abuzimet me inceneratorët, Ibrahimaj: Lojë politike e LSI-së në prag të protestës

14:25 / July 6, 2022

Vazhdojnë telashet për Johnson, një tjetër ministër “e lë në baltë”

14:23 / July 6, 2022

Ngjarja horror në Patos, fqinji: E pamë të gjakosur, po e godiste nënën në ballkon

13:17 / July 6, 2022

Parandalohet tragjedia në Tiranë, 40-vjeçari kërcënon prindërit me thikë

12:55 / July 6, 2022
Te fundit

Abuzimet me inceneratorët, Ibrahimaj: Lojë politike e LSI-së në prag të protestës

14:25 / July 6, 2022

Vazhdojnë telashet për Johnson, një tjetër ministër “e lë në baltë”

14:23 / July 6, 2022

Korreshi ironi me Bashkinë e Lushnjes:Hoqët zhabat, na sollët qentë

14:11 / July 6, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.