Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Belind Këlliçi flet për zgjedhjet e 14 majit: Ja sa kushton autobusi që përdor në fushatë

23:46 / May 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
belind kellici
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi, ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story”, ku ka shuar kuriozitetin e mediave për çmimin e autobusit me të cilin ai lëviz në këtë fushatë zgjedhore.

Ai tha se autobusin me të cilin lëviz e ka marrë me qira dhe për të paguan rreth 4 mln lekë për një muaj. Këlliçi gjithashtu ka ftuar në një debat kundërshtarin e tij politik Erion Veliajn, për të cilin tha se ka dy javë që i bën ftesë të jenë në një përballje publike.

“Jam duke bërë garën e jetës për të vendosur një ‘milestone’ për të fituar garën më të pabarabartë në 30 vite. Jam në një garë ku më mohohet mbështetja mediatike fondet publike e sërish jam i vendosur ti shkoj deri në fund.  Po rikujtoja gjithë kandidaturat  dhe Olldashi ka qenë në të njëjtën moshë dhe pak a shumë me të njëjtin background në kohën kur ka konkurruar. Gjykoj që në këtë moment do të duhej që unë si demokrat para se të jem një deputet gjykoj se ky është momenti ideal të luaj mënjanë një mandate deputeti dhe të hidhem me mish e me shpirt në këtë betejë. Ju e dini mjaft mirë që aktivitetin në stadium nuk e kam bërë unë, nuk jam unë drejtuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Nëse ju duket marramendës fakti që për një muaj kam marrë me qira një autobus nuk e di. Unë po i marr fondet që shkojnë për shërbime luksi po i alokoj për qytetarët. Shpenzimet që bëj sot janë brenda kuadrit ligjor që parashikon KQZ-ja, kam përshtypjen se qiraja e autobusit shkon diku tek katër milionë e pak lekë. Sot ka ardhur një përgënjeshtrim i rëndomtë për falsifikimin e diplomës time. Kur u mor një shkresë nga gjimnazi ku kam qenë, dhe ku shihej që kam qenë nxënës i dalluar është qesharake të ktheja përgjigje. Unë si Belind jam i fokusuar 100% tek çështjet që shqetësojnë publikun. Unë kam kërkuar prej dy javësh dhe dua të kem një përballje publike me kandidatin e  PS-së. Kam mbi 1 javë që ftoj të gjitha mediat.”- tha Këlliçi.

autobusi belind kellici Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.