Belind Këlliçi është gati të shpalosë kandidaturën për kreun e Bashkisë së Tiranës.
Ish-kreu i Forumit Rinor të PD-së, deputeti pritet të dorëzojë kandidaturën pasdite e sotme. Pas kësaj, ai do t’i nënshtrohet procesit të primareve.
Procesi i primareve për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin do të përmbyllet brenda muajit nëntor, në mënyrë që të evidentojnë kandidatët më shpejt.
Sot kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të firmosin marrëveshjen për bashkëpunim mes dy forcave politike për zgjedhjet e ardhshme vendore.