Zv. Kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh dhe drejtuese politike e qarkut Dibër zhvilloi takime në Mat dhe Klos.
Në një postim në rrjete sociale, Balluku siguron se qeveria do të bëjë gjithçka për përmirësimin e infrastrukturës dhe të bujqësisë në këto zona.
“Në Klos dhe Mat, së bashku me Ilmi Hoxhën dhe Agron Malajn diskutuam me qytetarët mbi problematikat e zonës, si dhe i njohëm me projektet e parashikuara që shumë shpejt do të nisin nga zbatimi në terren. Do të bëjmë gjithçka mundemi për të lehtësuar jetesën e tyre të përditshme. Përmirësimi i infrastrukturës, si dhe bujqësia janë në fokus të punës sonë”, shkruan Balluku.
Postime te ngjashme
Add A Comment
