Jude Bellingham do të bëhej futbollisti më i shtrenjtë në botë nëse ndonjë klub do të përpiqej që ta blente atë. Ky është përfundimi i studimit të Observatorit të Futbollit CIES, që ka kryer hulumtimin e tij më të fundit në një përpjekje për të parashikuar vlerën e transferimi të mundshëm të yjeve të futbollit anebanë botës.
Kjo u llogarit duke parë vlerën e më shumë se 6,000 marrëveshjeve të transferimeve dhe çmimet e paguara në të kaluarën për futbollistë me karakteristika të ngjashme. Pas hulumtimit të kryer, rezultoi se Bellingham kryeson listën me një vlerë transferimi që vlerësohet 267.5 milion euro. 20-vjeçari ka shkëlqyer që pas tranferimit te Real Madidi, duke u dalluar me golat e tij vendimtarë.
“Los Blancos” kanë paguar në total për anglezin rreth 134 mln Euro te Borusia Dortmund. Anglezi që fitoi Trofeun Kopa si lojtari më i mirë në botë U-21, në 22 takime, ai ka shënuar 17 gola dhe ka dhënë 5 asiste.
Në vend të dytë është ylli i Mançester Sitit Erling Haaland me një vlerë prej 251.2 milion euro i ndjekur nga dy xhevahiret e tjera të Realit, Vinicius Junior 250.3 milion euro dhe Rodrygo 247.9 milion euro.