Presidenti Meta ditën e djeshme, bënte thirrje se shoqëria shqiptare “duhet zgjuar” për të zhvilluar protesta kundër qeverisë dhe se shembja e teatrit ‘të shërbejë si pikënisje për këtë gjë”.
Presidenti ka shpërndarë letrën që ‘Europa Nostra” i ka dërguar Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, dhe citon një fjali të tyre me të cilën thotë se është dakord. “Le të jetë kjo ngjarje e mjerueshme ajo që do të shënojë fillimin e një zgjimi të vërtetë të shoqërisë civile në Shqipëri të udhëhequr nga artistë dhe intelektualë”, shkruan Meta.
Mirëpo kjo thirrje nuk është pëlqyer nga disa ndjekësit e tij, të cilët nuk e kanë kursyer ironinë ndaj Metës.

