Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Benet Beci tregon mbi historinë e jetës: Me partneren u dashurova që në gjimnaz. Rama: Ti je fatlumi që qëlloi që me të parën

09:28 / May 20, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1684566816xbeci 879
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka marrë dje në intervistë kryebashkiakun e ri të Shkodrës Benet Beci dhe fituesin e Big Brother, Luiz Ejlli.

Kryeministri Edi Rama: Benet, po ti ça ke bërë në momentin që je dashuruar, domethënë si ka qenë fëmijëria dhe gjithë kjo periudhë se u bë sebep Luizi që të marrim vesh ç’ke bërë ti para se të dashurohesh?

Luiz Ejlli: Beneti e ka marrë me shkuesi.

Kryeministri Edi Rama: Po përpara se të ndodhte shkuesia, ça ke bërë?

Benet Beci: Unë jam njohur që në gjimnaz me..

Kryeministri Edi Rama: Përpara se të njiheshe, domethënë çfarë prirjesh kishe ti? Ti veshë për muzikë s’ke pasur besoj?

Benet Beci: Jo, jo unë isha shumë i dhënë pas shkencave; fizikës, astronomisë, shkencave ekzakte. Në shumë vite në gjimnaz isha personazh i vizatimit teknik edhe siç janë gjimnazet e asaj kohe që janë një shkollë e jashtëzakonshme e asaj kohe. Kam qenë tek ‘’Ismaili’’ e atje për herë të parë mendoj se shfaqëm edhe talenteter do thoja dhe formimin bazë të gjimnazit.

Kryeministri Edi Rama: Po kur ishit përpara në fëmijëri me Shkodrën?

Benet Beci: Ne në fëmijëri kishim lidhje shumë të fortë me Shkodrën. Shtëpia jonë e gjyshit, një shtëpi shkodrane tipike nga ato çardak, me ahër, ajo ishte një muze ndoshta dhe si të them, ndoshta fantazia e parë ose bota e parë e madhe me të cilën unë u njoha dhe që ndoshta ishte shumë më e madhe se në Tiranë, se në Tiranë ne kishim një shtëpi apartament te zakonshëm.

Dhe atje shkonim, atje ishin thesaret, domethënë kujtimet e mia mbi ahrin e Shkodrës edhe mbi zbulimet, gjërat e fshehta – që shpeshherë thonë, fëmija mëson përmes asaj që i fsheh sesa përmes asaj që i tregon, – të gjyshit dhe aty i hapnin dhe shikonim, gjenim ndonjëherë ndonjë fotografi të Zogut të fshehur diku ose gjëra të vjetra të dala nga shtëpia, e kështu që ajo ka qenë një kujtim shumë i bukur.

Në Shkodër në shkonim shpesh si fëmijë, prindërit kalonin ca kohë, kishte oborr, kishte lule, kishte hapësire dhe gjithmonë ishte një gjë e rregullt, ishte një gjë e saktë e pastë dhe dashuri e madhe. Në Shkodër kishte shumë dashuri. Unë e vija re si fëmijë që na donin shumë në Shkodër.

Kryeministri Edi Rama: Ti domethënë pastaj u dashurove, u martove dhe që atëherë pastaj nuk ndryshove?

Ne e kemi pas një çikë më ndryshe.

Benet Beci: Jo, unë jam që nga gjimnazi..

Kryeministri Edi Rama: Ti je fatlumi që qëlloi që me të parën, mirë. Ka dhe kështu, nuk janë të gjithë me fat aq të madh. Një gjë tjetër që më ka bërë përshtypje, je i lirë të mos e zhvillosh nëse nuk e ndjen sepse ndoshta është shumë emocionale, shumë personale, por më ka bërë përshtypje në këto gjërat që mora vesh për ty, sepse është pak a shumë diçka që në një formë tjetër e kam përjetuar edhe vetë , humbjen e befasishme të babës. Dhe nuk mund të them respekt për çfarë ke bërë në Big Brother sepse ta thashë, nuk e di fare ç’ke bërë në Big Brother, por realisht më preku ajo shprehja që çfarë arrita ia dedikoj babës..

benet beci
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.