Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bëni kujdes, këto shenja tregojnë se shtëpia juaj ka probleme elektrike

21:30 / October 13, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
flake prize
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kërkimet kanë treguar se shumica e shtëpive nuk ndjekin masat e rekomanduara të sigurisë për të parandaluar goditjet elektrike dhe rrezikun nga zjarri.

Gjërat që mund te sjellin rreziqe të tilla zakonisht lidhen me instalime të dobëta elektronike dhe mungesë monitorimi.

Për fat të mirë, ka disa shenja të dukshme që mund të na ndihmojnë të kuptojmë problemin para se gjërat të dalin nga kontrolli.

1. Prizat elektrike të ngrohta në prekje dhe të pa fiksuara në mur

Është e zakonshme që disa pajisje të nxehen ndërsa përdoren, por nuk është një shenjë e mirë nëse nxehet edhe vetë priza. Kur një prizë nuk është mirë e fiksuar në mur, i duhet të përçoj më shumë energji që të bëjë pajisjen të funksionojë. Energjia më e madhe se ç ‘duhet zakonisht, e bënë  vetë prizën të nxehtë. Nëse vëni re diçka të tillë, hiqni pajisjen menjëherë dhe mos e vendosni përsëri derisa të rregulloni prizën siç duhet. Po ashtu, përveç që nuk duket mirë, një prizë e dalë nga vendi mund të jetë shumë e rrezikshme. Nëse prizat nuk janë mjaft të shtrënguara në mur, atyre mund tu nxihen telat dhe mund të shfaqin shkëndija, qarqe të shkurtra dhe madje mund të paraqesin rrezik zjarri.

2. Llampa që iu lëkundet drita pa ndonjë arsye të dukshme.

Jo, ju nuk po jetoni në një shtëpi me fantazma. Llampat që “dridhen” mund të jenë shenjë e një lidhje elektrike të lirshme. Për të gjetur problemin, kontrolloni për të parë se sa llampa kanë të njëjtin problem. Nëse gjeni vetëm një, problemi duhet të jetë në instalimet elektrike. Por nëse shfaqen më shumë me problemin e njëjtë, duhet të kontrolloni kutinë e ndërprerësit.

3. Ka minj përreth shtëpisë.

Pavarësisht se janë shumë të vegjël, minjtë mund të jenë frikësues për shumë njerëz. Dhe nëse mendojmë për instalimet elektrike, keni arsye të trembeni, sepse këta brejtës të vegjël mund të prishin qarqet elektrike duke lënë pas rreziqe nga ndonjë goditje apo zjarr.

4. Instalimet elektrike të bëra prej alumini.

Alumini është përdorur në të kaluarën, në shumë instalime elektrike por një sondazh kombëtar i kryer në Shtetet e Bashkuara tregoi se ky lloj instalimi përbën rrezik zjarri për shumë shtëpi. Oksidimi i aluminit mund të mbinxehet kur teli është i lidhur me priza apo pajisje të dritës. Për shkak të kësaj, mund të krijohet rrymë e tepërt që mund të çojë në zjarr. Janë më të sigurta instalimet me bakër.

5. Një erë djegieje rreth shtëpisë

Pavarësisht nëse jeni të shqetësuar për qarqet tuaja elektrike ose biskotat tuaja në furrë, një erë e djegur është zakonisht një shenjë e keqe. Instalimet nuk duhet të nxehen deri në pikën që mund të shkrijnë mbulesën e tyre plastike, por nëse kjo ndodh, duhet të identifikoni burimin menjëherë për të parandaluar një rrezik zjarri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tentuan të fusin thikë dhe celular në burgun e grave në Pogradec, shoqërohen nga policia familja rumune

09:47 / August 28, 2026

Zbulohet identiteti i viktimës që u hodh nga Ura në Klos, i dërgoi mesazh bashkëshortes para vendimit ekstrem

08:26 / August 28, 2026

Trump nënshkruan urdhër për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”

08:12 / August 28, 2026

Dita e parë e shkollës, nxënësit do njihen me rregullat, ndalohet celulari dhe ushqimi i pashëndetshëm

08:07 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.