Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bëni testin më të shpejtë të personalitetit vetëm me një shtrëngim të grushtit

18:46 / October 26, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
personaliteti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Shtrëngojeni grushtin dhe merreni vesh cila është e meta juaj kryesore. Kur e shtrëngoni grushtin, si e bëni këtë? Mendoni se nuk ka rëndësi? Shtrëngojeni grushtin dhe në bazë të tipit që shihet në foto, merrni vesh diçka më shumë rreth personalitetit tuaj

Nëse grushti ju duket si  në fotografinë numër 1

Jeni mendjemprehtë dhe shpreheni mirë, por jeni paksa i turpshëm, gjë që ua pamundëson që në tërësi t’i shprehni këto veti të mira. Për këtë shkak, shumë njerëz ju konsiderojnë person të heshtur dhe jokomunikativ. Jeni preçizë dhe ndonjëherë kërkoni tepër nga vetja juaj, gjë që ju shkakton shqetësim të panevojshëm. Njerëzit afër jush ndihen mirë. Ndonjëherë bëheni tepër të mërzitshëm, saqë nuk mundeni t’i ndërtoni raportet, të adoptoheni me lehtësi në grupe të reja dhe të jeni ‘shpirti i shoqërisë’. Mjafton që të bëheni paksa më fleksibil dhe më social dhe njerëzit që frikësohen t’iu afrohen, menjëherë ta ndryshojnë mendimin për ju.

Nëse grushti ju duket si në fotografinë numër 2

Jeni komunikativ, tërhiqni njerëz të ndryshëm. Miqtë e pëlqejnë sinqeritetin dhe humorin tuaj. Jeni të sigurtë në vetvete, keni një vetëbesim të lartë. Jeni lider i mrekullueshëm në mesin e shokëve dhe lider i mirë në punë. Por, në marrjen e vendimeve të guximshme ju pengon frika nga dështimi, meqë dështimi mund t’ua lëndojë vetë-adhurimin. Shpesh keni nevojë për lëvdata. Me rëndësi është që të mos pushoni së besuari te vetvetja edhe nëse të tjerët nuk ua thonë këtë. Sido që të jetë, ka mundësi që të gjendeni në mesin e njerëzve të këqinj, xhelozë ndaj suksesit tuaj.

Nëse grushti ju duket si në fotografinë numër 3

Keni tendencë që të ndihmoni njerëzit, bile edhe nëse kjo ju sjell ndonjë pakënaqësi. Jeni vazhdimisht në kërkim të diturive dhe përvojave të reja, jeni tepër energjikë dhe nuk keni durim. Njerëzit që janë si ju, zakonisht konsiderohen aventurierë dhe njerëz sypatrembur, por në të njëjtën kohë shumë prej jush shpesh kanë nevojë për ndihmë.

Për ju ka rëndësi të madhe që të tjerët t’ua dinë atë që bëni për ta, meqë shpesh ballafaqoheni me njerëz të cilët e keqpërdorin mirësinë tuaj. Por, meqë përbrenda keni një “un” të fortë, kjo nuk ju lejon që të hiqni dorë nga njerëzit. Ju vazhdoni që t’i mbroni dhe ruani ata që shfrytëzojnë fisnikërinë tuaj, vetëm se bëheni më të vëmendshëm

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet seanca e Kuvendit të Kosovës/Kurti kërkon më shumë kohë për konsultime, nuk propozon kandidat për kryetar të Kuvendit

12:14 / August 6, 2026

Hagë: Më 10 shtator nisin deklaratat përmbyllëse në gjyqin ndaj Hashim Thaçit dhe katër të akuzuarve për pengim të drejtësisë

12:07 / August 6, 2026

Ukraina në alarm para dimrit, NATO premton mbrojtje ajrore urgjente pas sulmeve me raketa ruse

11:04 / August 6, 2026

Krijimi i institucioneve të reja Kosovës, nis seanca konstituive e Kuvendit

10:33 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.