Ish-konkuretnja e “Big Brother VIP”, Beniada Nishani është shumë e komentuar edhe pas daljes daljes nga shtëpia. Së fundmi, ajo është bërë pjesë e një rubrikë të re në emisionin “E diell” së bashku me moderatoren Argjira Spanca.
Ditën e djeshme, vajzat organizuan një loje ku duhet tu përgjigjeshin pyetjeve rreth njëra-tjetrës dhe Beniada është pyetur nëse ka ngelur ndonjëherë pa ngrënë.
Modelja bukuroshe u shpreh se i është dashur të ngelë disa herë pa ngrënë pasi përveç se donte të ishte më e dobët, i duhej edhe të kursente.
“Kam ngelur disa ditë pa ngrënë. Ishte periudhë e vështirë, nuk kapja shumë punë si modele se nuk isha e dobët dhe agjensitë kërkonin vajza të vogla. Shkaku ishte se nuk punoja dhe nuk doja shumë harxhime dhe kurseja, nuk harxhoja në restorante. Por këto momente i kalojnë të gjithë”, tha Beniada.




