Beniada Nishani është një nga personazhet e Big Brother Vip, e cila fitoi zemrat e një publiku të gjerë.
Së fundmi ajo ka ndarë më ndjkësit e saj në Instagram, projektin e ri televiziv ku do të marrë pjesë. Ish-finalistja e Big Brother Vip, do të jetë pjesë e jurisë së “She’s on top”, programit të bukurisë që pritet të nisë sezonin e ri në Top Channel.
Ajo do të jetë krah moderatores Argjira Spanca duke “gjykuar” pjesëmarrësit në këtë spektakël. Me anë të disa storive në rrjetin e saj social ajo shprehu emocionin për këtë eksperiencë të re.