Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Bënin namin me vjedhje makinash, pranga dy të rinjve në Lushnje

08:42 / July 14, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shkoder arrestohet 770x446 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, për shkak se akuzohen se i kanë vjedhur makinën nga një person tjetër.

Në orët e para të mëngjesit, pas njoftimit të marrë nga shtetasi N. K., se në fshatin Eskaj, Lushnjë, i kishin vjedhur automjetin tip kamionçinë “Ford Tranzit” që e kishte lënë të parkuar, menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë organizuar punën për identifikimin e autorëve dhe gjetjen e automjetit. Të arrestuarit, janë A. O., 19 vjeç, banues në Tepelenë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; M. K., 25 vjeç, banues në Tepelenë, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpie” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Shtetasit e lartpërmendur janë dhe autorë të dyshuar edhe të vjedhjes të 3 kamionçinave, konkretisht në datën 24.02.2021 në fshatin Hysgjokaj, në datën 26.03.2021 në fshatin Gjuzaj dhe në datë 08.05.2021, në fshatin Konjat.

Njoftimi i policisë:

I vodhën automjetin një shtetasi, falë reagimit në kohë të Policisë arrestohen në flagrancë 2 autorët e dyshuar, njëri prej të cilëve ishte me “Arrest në shtëpi”.
Sekuestrohen automjeti i vjedhur dhe një automjet tjetër që përdorën autorët për kryerjen e vjedhjes.

Në vijim të veprimeve hetimore, Policia zbardhi dhe 3 raste të tjera të vjedhjes të automjeteve të ndodhura më parë që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.
Në orët e para të mëngjesit, pas njoftimit të marrë nga shtetasi N. K., se në fshatin Eskaj, Lushnjë, i kishin vjedhur automjetin tip kamionçinë “Ford Tranzit” që e kishte lënë të parkuar, menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë organizuar punën për identifikimin e autorëve dhe gjetjen e automjetit.

Falë punës së mirorganizuar, shërbimet e Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, kanë bërë të mundur që brenda një kohë të shkurtër të identifikojnë dhe të arrestojnë në flagrancë dy autorët e dyshuar, si dhe të bllokojnë automjetin e vjedhur dhe një automjet tjetër që përdorën autorët për kryerjen e kësaj vjedhjeje.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
A. O., 19 vjeç, banues në Tepelenë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
M. K., 25 vjeç, banues në Tepelenë, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpie” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Shtetasit e lartpërmendur janë dhe autorë të dyshuar edhe të vjedhjes të 3 kamionçinave, konkretisht në datën 24.02.2021 në fshatin Hysgjokaj, në datën 26.03.2021 në fshatin Gjuzaj dhe në datë 08.05.2021, në fshatin Konjat.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Fierit, në të cilat mund të jenë të implikuar këta shtetas.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ja edhe mëma e dhunës”/ Rama: PD pasi shkatërroi me maskat e “studentëve”, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban

15:11 / October 24, 2026

Arrestohet edukatorja e kopshtit në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4‑vjeçar 

13:50 / October 24, 2026

Protestat, Hita inspektime në terren/ Porosi efektivëve: Ruani qetësinë, ndihmoni qytetarët në nevojë dhe veproni sipas ligjit

13:46 / October 24, 2026

“Thirrje për molotovë, gurë dhe sulme ndaj uniformave blu”/ Policia e Shtetit: Do të identifikohen personat e maskuar që ushtrojnë dhunë

13:41 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.