Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Beogradi bën deklaratën e fortë: Shqipëria dhe Kroacia po destabilizojnë rajonin

19:33 / March 21, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
serbni 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Serbia shikon tek Shqipëria dhe Kroacia dy shtete që po sabotojnë stabilitetin rajonal. Milorad Drecun, kreu i Komitetit Parlamentar serb për Kosovën dhe Metohinë i tha televizionit Pink se vendimi për të zhvilluar sëtërvitje ushtarake mes forcave ushtarake të Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, përvën provokim dhe kërcënim për serbët. “Ata kanë pushtuar, me hyrjen e forcave të tyre, një pjesë të territorit tonë. As OKB as KFOR nuk po reagojnë.

Si mundet që KFOR të lejojë në Kosovë prezencën e një force ushtarake që nuk është pjesë e tij? Pse nuk ndalen ata? Kush e mori këtë vendim politik”, u shpreh Drecun. Sipas tij ky është një mesazh i qartë se Shqipëria do të ndihmojë ushtarakisht Kosovën nëse në veri të kësaj të fundit do të shpëthejë dhuna.

Drecun ka shtuar se regjimi i Tiranës qëndron pas destabilizimit të Kosovës dhe ka qenë edhe pa destabilizimit të Maqedonisë në të shkuarën. Ai ka bërë disa komente që synojnë të mbështesin tezën se aksionet kundër qeverisë serbe janë të koordinuara.

“Po sikur sulmet kundër serbëve në veri të Kosovës të përkojnë e nisjen e protestave të dhunshme në Beograd apo qytete të tjerë të Serbisë? Cilat janë aktivtetet sekrete të disa liderëve (aleancës opozitare) Djilas dhe Jeremiç në Shkup? Çfarë u diskutua me kryeministrin maqedonas Zaev”, pyeti në mënyrë aluduese Drecun. Komenteve të tija nuk i ka shpëtuar as presidentja kroate Kolinda Grabar Kitaroviç e cila së fundmi është shprehur se protestat e dhunshme në Serbi mund të destabilizojnë rajonin.

“Mbështetja e Kroacisë për terroristët shqiptarë, të ashtuquajturën FSK, destabilizon mbarë rajonin. Kroacia është ajo që po përpiqet të destabilizojë Serbinë pa pyetur për stabilitetin e rajonit”, tha ai.

Këto përpjekje, tha ai, vijnë ndërkohë që Serbia pret të përfitojë investimin historik të Volksëagen.

beogradi Shqiperia tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.