Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Berat Buzhala: Kurti është gënjeshtari më i madh në Ballkan

23:45 / March 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berat buzhala
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analisti nga Kosova, Berat Buzhala thotë se ka një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë nga takimi i Ohrit, megjithëse nuk u firmos nga asnjë prej palëve. I ftuar në emisionin Opinion, Buzhala shprehet se Kosova ka marrë përgjegjësi aktive në këtë marrëveshje, dhe kjo është për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Kjo do të thotë që serbët e Kosovës do të formojnë një Parlament që do të ketë kompetenca vetëm për komunat serbe. Por Buzhala sheh një rrezik në këtë aspekt.

“Çka është rreziku më i madh i Asociacionit në botëkuptimin tim është grupi politik sepse më në nuk do të jetë i rëndësishëm zv/Kryeministri i Kosovës që është serb, nuk do të jetë i rëndësishëm deputeti serb në Kuvendin e Kosovës. Do të jetë i rëndësishëm referenca politike. Nëse ky Parlament i tejkalon kompetencat e tij, Gjykata Kushtetuese e Kosovës është instanca finale që thotë gabim, anulohet ky vendim. Domethënë është e parashikuar me draft-statutin që e kanë parashikuar gjermanët, Gjykata Kushtetuese është instanca finale”.

Kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin e konsideron politikanin më gënjeshtar në Ballkan, e kjo në aspekt të qëndrimeve që ka mbajtur për Asociacionin.

“Nuk është aq tragjike sa duket nëse Albin Kurti nuk e do kishte bërë aq tragjike dhe tani për t’i ikur emrit Asociacion po shpik lloj-lloj. Ky po gënjen. Albin Kurti është gënjeshtari më i madh në Ballkan aktualisht sa i përket politikës. E ka pranuar marrëveshjen. Albin Kurti ka fituar më 14 Shkurt 2021, ka bërë fushatë me muaj të tërë ka thënë kurrë nuk do bëj marrëveshje me Serbinë. Asnjëherë. Nuk e pranoj Asociacionin, pa kërkuar falje Vuçiç nuk ulem në tavolinë. Dy vite me dialog po merret”.

Në takimin e Ohrit, sipas Buzhalës, është Kosova ajo që ka marrë përgjegjësi aktive, kurse Serbia sipas tij është pasive pasi nuk do të ndryshojë asnjë ligj.

“Serbia ka marrë përgjegjësi pasive në marrëveshje. Është zotuar që nuk do lobojë kundër Kosovës. S’ka nevojë, e bën Rusia atë. Asnjë ligj nuk ka për të ndryshuar Serbia si pasojë e kësaj marrëveshje. Ne kemi marrë përgjegjësi aktive. Ne do ta themelojmë Asociacionin që këta e kanë quajtur një organizatë për vetëmenaxhim”, tha Albin Kurti.

Albin Kurti Berat Buzhala genjeshtar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.