Berat Gjimshiti është padyshim një nga nga lojtarët më të mirë shqiptarë i cili aktualisht luan në Serie A. Ai gjithashtu është edhe një nga mbrojtësit më të vlerësuar në Itali. Mbrojtësi së fundmi ka bërë me dije edhe një lajm se ku ai do të vijojë karrierën. Prej kohësh ai ishte përfshirë në orbitën e Inter, me zikaltërit të cilët u interesuan disa herë zyrtarisht në dyert e Atalantës për shërbimet e tij.
Gjimshiti kishte një kontratë të vlefshme deri në 2023, por qendërmbrojtësi ka vendosur ti qëndrojë besnik bergamaskëve. Me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në Instagram, Gjimshiti konfirmoi se do të vijojë karrierën e tij në Bergamo, teksa ka njoftuar se ka zgjatur kontratën me Atalantën deri në 2026:
“Jam shumë i lumtur dhe krenar që të zgjasë kontratën me Atalantën. Unë do të shikojë përpara për të arritur më shumë momente të suksesshme me këtë skuadër”, thuhej në postimin e Gjimshitit.

