Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berat, përfundon rindërtimi i rrugës së Kalasë, Rama: Është një nga ndërhyrjet më cilësore

12:06 / March 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rruga “Mihal Komneno” është hyrja kryesore dhe aksesi më i shkurtër që lidh Beratin me një ndër lagjet muzeale të qytetit, lagjen “Kala”. Kjo rrugë tashmë e restauruar, pas amortizimit që kishte pësuar ndër vite, e bën më lehtë të arritshme kalanë, monumentin simbol të qytetit.

Kryeministri Rama, i shoqëruar nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ndërsa përshkroi rrugën e kalldrëmtë e vlerësoi një nga ndërhyrjet më cilësore që kthen në identitet një nga zonat më të frekuentuara nga turistët, numri i të cilëve është gjithmonë në rritje në Berat.

“Është një nga ndërhyrjet më cilësore, sepse është rikthyer komplet identiteti i zonës. Prekjet kanë qenë jo vetëm në pjesën e nëndheshme, të gjithë kanalizimet, por dhe sistemimet e fasadave, të kalldrëmeve, gjithë pjesa e ndriçimit, pra të gjitha kanë qenë pjesë e projektit, deri edhe elementët e vegjël arkitektonikë. Këto janë ndërhyrje, të cilat vazhdojnë deri sipër në pjesën e kalasë”, – tha ministrja e Kulturës Margariti.

Rruga është një arterie e rëndësishme që akomodon atelie të tregtimit të punimeve artizanale, shërbime hotelerie të njohura, restorante, muze, e të tjera atraksione turistike. Vitin e fundit gjithashtu është shënuar një rritje e numrit të banorëve që kanë në pronësi shtëpi muze dhe duan t’i kthejnë në bujtina në shërbim të turizmit.

“Ne duam të bëjmë një program të veçantë, program rilindje të shtëpive të Gjirokastrës dhe të Beratit, si dhe të shtëpive tradicionale me vlerë si monument kulture në zona të tjera turistike. Një program financimi ku t’i jepet akses atyre që marrin këto iniciativa dhe t’ju lehtësohet nga pikëpamja e financimit gjithë procesi. Mund të jenë fonde grant, mund të jenë fonde me kredi me interesa shumë të ulëta”, – tha Kryeministri Rama.

Një ndër banorët e vjetër të Beratit, i ikur në emigracion vite më parë, tashmë është rikthyer në vendlindje dhe kursimet e veta i ka investuar në ngritjen e një bujtine. Ambiente e bujtinës janë karakteristike të Beratit dhe janë rinovuar me shumë dëshirë dhe pasion nga sipërmarrësi, i cili synon të zgjerojë aktivitetin e tij vit pas viti, për të tërhequr më shumë vizitorë.

Berat Kalaja Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.