Kryeministri Edi Rama vijon që ta tregojë si me foto dhe video, që turistët në Shqipëri këtë vit janë të shumtë.
Këtë herë kreu i qeverisë ka ndarë pamje që vijnë nga Berati i bukur, ku shkruan se vizitorët anekënd botës ndajnë përshtypjet për natyrën, historinë, traditën, mikpritjen, ushqimin dhe gjithçka që ofron ky qytet.
”Berati si asnjëherë më parë. Në qytet, në fshat, në kantina, në kanione, në hyrje të qytetit e deri në periferi, me verën e jashtëzakonshme të vreshtave autoktonë që po vendosin Shqipërinë në hartën e enologjisë, me këngë dhe me dolli, turistët po shijojnë Beratin në çdo cep. Vizitorët anekënd botës ndajnë përshtypjet për natyrën, historinë, traditën, mikpritjen, ushqimin dhe gjithçka që ofron Berati”,-shkruan Rama.