Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama: Drejtësinë nuk e solli Amerika me avion

10:40 / April 17, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama përsëriti mbështetjen ndaj drejtësisë, duke theksuar se ishte Partia Socialiste që ‘ia dorëzoi shpatën’ për të hetuar njerëz të pushtetshëm.

Nga rubrika ‘Sy m’sy’ ku iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve, Rama tha se drejtësinë nuk e solli as BE dhe as Amerika.

Rama nuk kurseu akuzat as ndaj Sali Berishës duke thënë se dha urdhra nga dritarja për të vrarë protestuesit e 21 janarit.

“Në drejtësi kanë qenë dhe janë ish ministra dhe nuk janë as sa çereku i qeverisë që unë kam sot në numër. Unë kam pasur mbi 60 ministra. Nëse sot ka ish ministria, kryetar bashkie dhe personalitete ose figura zyrtare në probleme të hapura me drejtësinë, si erdhi kjo ditë, e solli zoti këtë ditë? Pa ndihmën tonë? E solli Amerika me aeroplan apo BE me anije, aty kanë qenë që në ’91. Ti jo vetëm që nuk ke parë kurrë një individ të fortë të lidhur me pushtetin apo qoftë kriminelë që të jenë nën goditjen e shpatës së drejtësisë por ti ke parë krejt të kundërta. Ke parë kryeministra që vrasin njerëz, këtu poshtë dritares janë vrarë njerëz të pafajshëm.

Dolën pushkët e shtetit, t’i ke parë që qeveri që hedhin në erë zona të banuara, jo në film, në realitet këtu në Tiranë dhe nuk u ka hyrë gjemb në këmbë. Nuk po shkoj më tutje që kë parë presidentë që kanë hedhur vendin në erë duke nxitur njerëzit të fusin lekë në piramida. Po kur vinin me armë dhe me ato murtajat që mbahen në krahë këtu dhe sot duan të bëjnë ‘Shqipërinë madhështorë’. Nuk ke parë një prokuror që t’i thërrasë këta deri para pak vitesh. Altin Dumanin kur e ke dëgjuar, proki ndershëm i vendosur.

S’ka thirrë njeri t’i thotë hajde këtu si i vrave ti këta, sepse nuk e kishte shpatën. Shefja e madhe e Altin Dumanit vetëm se çoi një copë letër dhe tha hajdeni t’ju pyes se çfarë ndodhi, u gjend në pozitën të shihte kryeministrin në tv dhe i tha ajo është një lavirë. Më përfytyron dot mua të vras njerëzit që protestojnë. Të dal Altin Dumani dhe unë t’i them popullit është lavire, në asnjë mënyrë”-u shpreh Rama.

amerika drejtesia Edi Rama facebook komente
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.