Të gjithë e prisnin prezantimin e Lionel Messit nga Inter Miami. Pak orë para debutimit, ishte e pamundur që ylli argjentinas të mos kujdesej për prerjen e flokëve. Shorti i ra Luis Rivera, pasi sulmuesi 36-vjeçar i kërkoi parukierit të tij në Barcelonë që t’i rekomandonte dikë.
Të dy kanë pozuar për një foto, të cilën Rivera e ka postuar në Instagramin e tij.
Nën postimin ai shkroi në mënyrë karakteristike: “Zot ia arrita. Faleminderit Zot për këtë bekim të madh, të mund të takoj dhe të pres flokët e më të mirit në botë. Lionel Messi mirë se erdhe në Miami! Sot është një ditë shumë e madhe për mua, vetëm kujtoj se nga vij dhe çfarë më kanë mësuar prindërit e mi në jetë. Këto vlera më bëjnë kjo që jam sot si profesionist. Faleminderit Cristian Maez (s.b. parukieri i Messit në Barcelonë), sepse ju jeni ai që Zoti përdor për të bërë të gjitha këto të mundshme. Faleminderit që besove te mua dhe më rekomandove te djaloshi kryesor, i cili më bëri të ndihem si familje kur hyra në shtëpinë e tij, të dua vëlla. Dua të them e të shkruaj më shumë, por ende jam në shok dhe fjalët nuk më dalin. Shpresoj të shprehem shpejt!”.