Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Bëri 4 teste brenda një ditë për COVID-19, biznesmeni i madh tronditet nga përgjigjet

13:10 / November 13, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 5fae753528024
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bosi i Tesla, Elon Musk është përballur me një situatë të pazakontë teksa kishte dyshime se mund të ishte infektuar me COVID-19. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka zbuluar se nga 4 teste për COVID-19 ka marrë rezultate të ndryshme brenda ditës.

Sipas Musk nga katër testet që ka kryer, 2 i kanë dalë pozitive dhe 2 të tjerë negativë, ndërkohë që i janë kryer nga e njëjta infermiere dhe nga e njëjta kompani. Ai tregon se ka pasur një ftohje të lehtë, dhe kjo e ka shtyrë që të vendosë të testohet për Covid.

“Diçka jashtëzakonisht e rreme po ndodh. Sot u testova për kovid katër herë. Dy përgjigje më rezultuan negative dhe dy të tjera pozitive. E njëjta makinë, i njëjti test, e njëjta infermiere. Test i shpejtë i antigjenit nga BD”, shkruan Musk në postimin e tij në Twitter, që ka ndarë në mes dhe ndjekësit e tij, një pjesë e të cilëve e konsiderojnë një reagim të pavend, i cili mund të nzisë pasiguri.

Testet e antigjenit, për të cilat flet Musk, mund të kryhen shpejt pasi ato nuk kërkojnë një analizim laboratorik, dhe zakonisht po përdoren në zona të nxehta të rrezikut, siç kanë kampuset universitare apo shtëpitë e kujdesit.

Musk, prej kohësh është treguar skeptik ndaj COVID, dhe sipas disa prej ndjekësve, kjo që thotë se i ka ndodhur me testet mund të jetë thjesht një aludim.

Ndërkohë që në vijim Musk është shprehur se ndërsa përgjigjet e testeve mund të jenë false, paratë që këto kompani marrin nuk janë aspak të tilla. Musk ka akuzuar mjekët për fryrjen e numrave të personave të prekur me Covid, ndërkohë që vazhdimisht ka bërë parishikime për uljen e rasteve të të prekurve, të cilat duhet thënë se deri më tani nuk i kanë dalë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Analiza e CNN: Trump rrezikon t’i kushtojë sërish humbje republikanëve në vitin 2028

17:34 / November 15, 2026

Sulmuan me armë kishën ortodokse në Jordani dhe vranë nëntë persona, dënohen me vdekje tre autorët

16:07 / November 15, 2026

Kina teston avionin e parë elektrik/ CE-25A mund të transportojë deri në 19 pasagjerë

16:05 / November 15, 2026

Meta gjobitet me 805 milionë euro në Itali, aksesoi fotot e përdoruesve pa lejen e tyre

12:14 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.