Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha: 20 shkurti të na frymëzojë ne drejt një fitore të madhe

20:38 / February 20, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha sali
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryedemokrati Sali Berisha, i ka bërë thirrje demokratëve që 20 shkurti, data e rrëzimit të shtatores së diktatorit Enver Hoxha, duhet t’i frymëzojë drejt një fitore të madhe.

“20 shkurti duhet të na frymëzojë ne drejt një fitore të madhe dhe shqiptarët të ndahen nga diktatura e drogës”, theksoi në fund të fjalës së tij Berisha, gjatë takimit përkujtimor të organizuar nga Lëvizja Grupim ’90 në selinë blu.

Berisha: Pra, kjo situatë kërkon një përgjigje të fuqishme, kërkon një angazhim të madh nga të gjithë ne. Kërkon së pari, të bëjmë gjithçka për të garantuar votën e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendi më 11 maj.

Të pregatisim programin më të mirë, programin më të transformues për Shqipërinë.

Programin që çliron me shpejtësi shqiptarët nga dhimbjet e mjerimit.

Programin që iu jep shqiptarëve në dorë çelësin e suksesit për iniciativën e tyre, mundin e tyre, djersën e tyre, biznesin e tyre. Programin që u garanton shqiptarëve jetë dinjitoze. I bën ata aksionerë me të ardhurat nga pasuritë përrallore të këtij vendi.

Programin që këtë vend të bekuar e shndërron në një vend të fuqishëm prodhues.

Programin, që këtë vend e shndërron në vendin e teknologjive të larta, në mënyrë që, të rinjtë e Shqipërisë të ndërtojnë ëktu ëndrrën shqiptare. Në mënyrë që, Shqipëria të kapërcejë këtë shok demografik që pësoi, këtë genocid të zbutur që përjetoi.

Pra, janë 1001 arsye që 20 shkurti të na frymëzojë ne, të frymëzojë shqiptarët drejt një fitoreje të re, të madhe, në të cilën ata ndahen nga diktatura më e keqe që Europa ka njohur. Diktatura e drogës, vjedhjes së shqiptarëve dhe krimit.

Është radha jonë! Ne do fitojmë!

Faleminderit!

20 shkurti Berisha fitore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha u prit me protesta në SHBA, protestuesi: Jemi kërcënuar nga njerëzit e PD

07:55 / September 7, 2026

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026

Florjan Binaj zbulon qëndrimin për zgjedhjet: “Me ose pa mbështetjen e opozitës, do të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës”

18:21 / September 5, 2026

Vizita e Berishës në SHBA, Kokalari: Duhet të arrestohet

12:57 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.