Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha: 21-22 maj, data që do i propozojmë Kuvendit për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së

23:24 / April 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sali berisha 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas një mbledhje prej më shumë se 4 orësh të Komisionit të Rithemelimit, Sali Berisha, i cili drejton mbledhjen, tha se do t’i propozohet Kuvendit që do të mbahet me 30 prill, data 21-22 maj për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike.

“Do kemi një datë. 21-22 maj, do të jetë data që do t’i propozojmë Kuvendit për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së. Sapo të vendosë Kuvendi, unë e kam shpallur, kandidaturën për kryetar. Në një nga ditët e ardhshme.” – tha Berisha.

Ai ka bërë me dije se në këtë Kuvend do të jenë të ftuar të gjithë “të larguarit” apo të “përjashtuarit” nga PD-ja në kohën e Lulzim Bashës. Berisha tha se Kuvendi do të autorizojë Komisionin e Rithemelimit që të funksionojë deri në momentin që do të zgjidhet kryesia dhe kryetari i ri.

“Arben Imami, Jozefina Topalli kthehet, zonja Bregu ka një funksion, do ketë ftesë në Kuvend, edhe për Astrit Patosi dhe Rudina Hajdari që u largua dhe u kthye, pra të gjithë ata që për një motiv janë të larguar janë të mirëpritur”, tha Berisha.

Prej javësh Komisioni i Rithemelimi ka vijuar zgjedhjet në degë për kryetarët e partive në rrethe. Në një kohë kur Berisha vijon zgjedhjet, pjesa tjetër e Partisë Demorkatike, mbështetësit e Lulzim Bashës, kanë deklaruar se ky është një hap që çon në përçarjen e demokratëve dhe jo në bashkimin e tyre.

Berisha kryetarit zgjedhja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesi pranon financimin e udhëtimit: Biletën ma kanë paguar

17:21 / October 18, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

“Berisha sponsor i dhunës”, Rada: Të hyjmë njëherë në BE, pastaj të protestojmë si francezë

10:32 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.