Sali Berisha hedh akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri i cili ndodhet në burg, duke thënë se ata kanë kryer krime kundër njerëzimit. Pas takimit me banorët e Lazaratit, Berisha thotë se bandat kriminale me uniformë i kanë vënë armët në gjoks fëmijëve dhe nënat që i mbrojtën duke kryer terrorizëm ndaj tyre. Kreu i PD-së në një deklaratë për mediat, theksoi se do të ketë së shpejti grupe hetimi për të vërtetuar akuzat dhe për t’i dhënë ndëshkimin e merituar të gjithë përgjegjësve.
“U ktheva më i impresionuar se kurrë në 30 vite nga vizita ime në Lazarat. Në ato rrëfime konstatova se Edi Rama dhe Saimir Tahiri kanë kryer krime kundër njerëzimit. Në këtë fshat, krime të vërteta me operacionet antidrogë, bandat kriminale me uniformë nuk kanë hezituar t’i vendosur tyta automatiku në gjoks fëmijëve 2-3 vjeçar. Terorrizëm të tillë, banorët nuk e kanë parë në të gjithë ekzistencën e tij. Garantoj banorët se shumë shpejt do organizojnë grupe hetime, do marrin ndëshkimin e merituar.
Vizitova Dervicanin, Dropullin, po shkretohej minoritetit, tokat e mbetura djerrë. Ajo zonë ka ende 5 ndërmarrjet më të mëdha të Shqipërisë. Dhe pas ndërtimit të Unazës së Jugut, nuk u dërgohet korrenti 20 kv. Zonat kanë qenë të htypura, sot ndihen të braktisura.
Ju thashë, Edi Rama mund të vijë e të thojë fjalë greqisht, por është armik i lirive të tyre. Bëj thirrje të gjithë banorëve të jugut të lidhemi në një betim solemn, të lëmë dallimet partiake, sot armik i lirive të tyre është sekti i Rilindjes që vjedh e plaçkit çdo ditë”.
