Ish-kryeministri Sali Berisha hedh akuza të forta ndaj Qeverisë, kryeministrit Rama dhe ministres Ogerta Manastirliu, në lidhje me menaxhimin e situatës së koronavirusit.
Në një lidhje direkte për Abc Neës, Berisha u shpreh se në Shqiopëri nuk ka 277 të prekur me koronavirus, por sipas tij të prekurit janë 10 herë më tepër dhe të vdekurit po ashtu 10-15 herë më shumë.
“Shifrat e të infektuarëve janë 10 herë më shumë. Shifrat e të vdekurve janë 10-15 herë më shumë. Në Has sot është një lagje e gjitha e sëmurë. Njëra erdhi në Tiranë, kurse dy të tjerë u varrosën. Të tillë ka nëpër rrethe dhe në spitalet e rretheve. Të jësh i vdekur nga covid-19, duhet të ndërrosh jetë me patjetër në Infektiv”, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha.
Më tej, Berisha tha se të besosh se numri i të prekurve me covid-19 në Shqipëri është 277, është fatale.
“Shifrat që jepen për të prekurve, të vdekurit nga covid-19, të infektuarit përcaktohen politikisht, në mënyrë të paimagjinueshme. Të besosh që ka 277 të prekur kjo është fatale. Këtë se beson njeri. Ne jemi vendi që bën më pak teste se çbën italia, se çbëri Korea e Jugut, se çbëri sot Gjermania. Bën me pak se Rusia e Putinit”, u shpreh ai.
Sipas Berishës, Shqipërisë rreziku i vjen nga kryeepidemiologu (duke iu referuar Ramës) dhe një grusht njerëzish që e mbështesin atë.
“Ne kemi një rrezik madhor që vjen nga i vetëshpalluri kyreepidemiolog dhe nga një grusht i ngusht njerëzish, sic është ndrikull hajnia. E kam quajtur dhe e quaj kështu, dhe do ta argumentojë.
Ndrikull Hajnia u thoshte qytetarëve se ne përdorim metodën e vjetër të OBSH. Kurse OBSH ka 15 ditë që kërkon testime”, përmbylli Sali Berisha, ish-kryeministër.
