Bernard Berisha është një nga lojtarët më të spikatur të Akmat groznit në Rusi, mirëpo në ndeshjen e djeshme nuk ka arritur të gëzojë skuadrën e tij. Akmat u eliminua nga gjysmëfinalja e Kupës, teksa sfida me Krilia Sovetov u mbyll pa gola në kohën e rregullt dhe kështu goditjet nga penalltia do të vendosnin fituesin.
Nga pika e bardhë u paraqit edhe Berisha, por ish-futbollisti i Skënderbeut bëri një figurë të shëmtuar. Kjo sepse provoi një parabël për ta befasuar portierin kundërshtar, mirëpo ky i fundit nuk lëvizi nga qendra e portës dhe kuptoi idenë e Berishës.
Në fund, gjërat shkuan edhe më keq për shqiptarin duke qenë se ekipi i tij doli i humbur.
