Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Berisha & Co. në histori, barazojnë rekordin e Italisë për finalet e Europianit

08:53 / June 4, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ddddd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nëse vitet e fundit që pas fitores së Botërorit kanë shfaqur Gjermaninë me shumë luhatje në arenën ndërkombëtare, skuadra U21 e saj vazhdon të përsëritë veten me një ritëm mbresëlënës, pavarësisht se kjo kombëtare është e detyruar të ndryshojë brez lojtarësh çdo dy vite.

Sot, ekipi i drejtuar nga ish-futbollisti i njohur gjerman, Stefan Kuntz, ka mundur 2-1 Holandën dhe ka arritur të shkojë në finalen e Kampionatit Europian të kësaj grupmoshe për të tretin edicion radhazi. Edhe pse rezultati ishte i ngushtë, dominimi i Gjermanisë ishte i dukshëm, me dy gola por edhe me lojë, duke goditur edhe shtyllën në një ndeshje ku Mërgim Berisha, një emër i ndjekur për shumë vite nga Shqipëria dhe Kosova, luajti 83 minuta.

Për këtë ekip, kjo është prania për herë të tretë radhazi në finalet e Europianit, duke barazuar rekordin që mbahej nga Italia me praninë radhazi në vitet 1992, 1994 dhe 1996. Gjermania nisi këtë seri finalesh me një fitore në vitin 2017 ndaj Spanjës, duke u shpallur Kampione Europe, ndërsa u mund nga spanjollët dy vite më vonë. Tani, në finale përballë saj nuk do të jetë më Spanja, pasi ajo u mund nga Portugalia më rezultatin 1-0 dhe gjermanët do të mundohen të kthehen në fron në duelin e të dielës përballë luzitanëve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përfundon kontrata e Edi Martinit te Vllaznia, klubi shkodran e shkarkon nga detyra

20:39 / October 1, 2026

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026

Sfida kundër San Marinos, Gjimshiti: Synojmë vendin e parë

20:03 / September 28, 2026

Portieri refuzon të luajë, Irlanda rregjistron një mbrojtës si ‘gardian rezervë’ ndaj Izraelit…

16:05 / September 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.