Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha çon Kalanë në SPAK, të ankohet pse u rihap çështja për vrasjet e 21 janarit: O të korruptuar, si pranuat ju padinë e gruas së viktimës?

22:58 / August 5, 20242 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Kalaja
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Adriana Kalaja, kryetare e komisionit të Apelimit në PD, ka kallëzuar në SPAK, 3 anëtarët e Gjykatës së Lartë të cilët vendosën që dosja e vrasjes së Aleks NIkës më 21 janar të hetohej nga Prokuroria e Posaçme.

Kalaja akuzon në emër të PD për korrupsion, anëtarët e Gjykatës së Lartë, teksa thotë se rekursi i familjarëve të Aleks Nikës nuk duhej marrë për bazë.

“Në emër të Partisë Demokratike, depozitojmë një kallëzim penal, kundër 3 gjyqëtarëve të Gjykatës së Lartë, konkretisht Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni, të cilët në referim të dispozitave ligjore në fuqi, të parashikimeve kushtetuese, kanë dhënë një vendim jo vetëm antiligjor, por me veprime konkludente kanë shpërdoruar detyrën, kanë kryer korrupsion aktiv dhe pasiv dhe referuar po këtyre dispozitave ligjore. Kanë kryer një vepër kriminale në dëm të shtetit të së drejtës, në dëm të shtetit ligjor… për shkak se kanë pranuar rekursin e bërë të një personi që ka rolin e viktimës në këtë procedim penal, në asnjë rast, nuk legjitimohet viktima që në rastin konkret është bashkëshortja e të ndjerit, Aleks Nika, të bëjë ankimim apo rekurs për kompetencën, ose kundër vendimit të prokurorit që ka kaluar për kompetencë këtë dosje në prokurorinë e Tiranës”, tha Kalaja.

“Ajo çka ne kemi denoncuar në SPAK qëndrojnë veprimet arbitrare korruptive dhe kriminale të tre gjyqtarëve, anëtarë të kolegjit penal të cilët në kundërshtim me dispozitat ligjore penale, në kundërshtim me dispozitën dhe me gjithë praktikën e unifikuar penale 32 vjecare, kanë legjëtimuar viktimën ose kallëzuesen, në rastin konkret zonjën Rajmonda Nika për tu ankimuar në lidhje me një vendim të shpalljes së moskopetencës nga ana e SPAK”, theksoi ajo.

Pas vendimit të Strasburgut, Gjykata e Lartë i kërkoi SPAK të sqarojë rolin e Bashës, Berishës dhe Prendit. Prokuroria e Posaçme po heton 21 Janarin si vrasje shtetërore ndërsa akuzat regjistruara janë shumë të rënda: “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, “Shpërdorim i detyrës” kryer në bashkëpunim, “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës” kryer në bashkëpunim.

Drejtësia shqiptare ka dhënë vetëm 4 vite burg në total për 2 jetë të ndërprera, Faik Myrtajn dhe Ziver Veizin, në mes të bulevardit në demonstratën e 21 janarit, duke i konsideruar ato vrasje nga pakujdesia.

21 Janari Kalaja spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Berisha kërkon zgjedhje të parakohshme: Të krijohet qeveri teknike!

13:00 / May 23, 2025

Spiropali në Janinë: Objektivi ynë kombëtar, anëtarësimi në BE brenda vitit 2030

12:08 / May 23, 2025

Si t’ia shpjegojmë Alastair Campbell, lajmin e sotëm të SPAK?

21:40 / May 22, 2025

Cilat prej masave ndëshkuese ka filluar BE-ja t’ia heqë Kosovës?

21:17 / May 22, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.