Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha denoncon: Klodian Zoto ka paguar me paratë qeveritare, hotelet luksoze të Ahmetajt

12:37 / December 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 12 12 at 12.19.13 1080x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka denoncuar një skandal që sipas tij, ka të bëjë me katër persona. Rama-Agaçi-Ahmetaj-Veliaj, kanë financuar vizitat turistike, netët e luksit në hotelet me pesë yje të Arben Ahmetajt, asokohe ministër i Ekonomisë. Nga selia blu, Berisha tha edhe se Klodian Zoto ka paguar me kartën e vet të kreditit, të paktën në pesë raste të raportuara qëndrimin në hotele me 5 yje të Arben Ahmetajt.

“Kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal, me Edi Ramën në krye, që kanë përfituar nga kjo mega-aferë korruptive. Edi Rama, në kundërshtim me ligjet e vendit, në kundërshtim me opinionin e Agjencisë së Prokurimeve Publike, ka firmosur kontratën me negociatat të mbyllura, në mënyrë antiligjore. I dyti, Arben Ahmetaj, përmes njohjeve me të kërkuarit e drejtësisë, gjë që e ka mohuar vazhdimisht, ka luajtur rolin e ndërmjetësit sipas një skeme të qartë piramidale.

Arben Ahmetaj është personi, pa firmën e të cilit, nuk mund të merrte vlerë asnjë dokument i kësaj afere. Është personi që së bashku me Edi Ramën, kanë firmosur vjedhjen nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave. Nuk është rastësi që ministri më i fuqishëm i Ramës, Tigri i oborrit, rrëzohet në të njëjtën makinë me Zoton e tij, dhe fle në të njëjtin hotel luksoz me këtë person.

Askush të mos gënjehet. Hotelet e shtrenjta nuk janë paguar me kartat e kreditit të Zotos. JO! Ato janë para të taksapaguesve shqiptarë, që Rama ua merr dhe ua kalon vetes, ministrave dhe hajdutëve të oborrit. Këto para kanë ikur për blerjen e votave, për lobimet korruptive ndërkombëtare dhe për blerjen e drejtësisë”.

Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, seanca ndërpritet sërish

13:01 / July 23, 2026

Afati mbyllet më 31 korrik/ Kumbaro apel prindërve: Kryeni regjistrimin e fëmijëve në shkolla përmes e-Albania

12:57 / July 23, 2026

Protestuesit qëllojnë me sende të forta në drejtim të policisë, 6 efektivë të plagosur

12:48 / July 23, 2026

“Afati ka skaduar!” Balla kundër shtyrjes së mandatit të Territoriales: Komisioni e ka përfunduar mandatin dhe nuk ringjallet

12:03 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.