Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha denoncon me video: Si u blenë votat në Tiranë

12:40 / June 9, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sali berisha 1 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një tjetër denoncim publik në lidhje me procesin zgjedhor, duke akuzuar qeverinë Rama për blerje masive votash dhe përdorim të fondeve publike në funksion të fushatës.

Gjatë një deklarate për media, Berisha publikoi një video që, sipas tij, tregon momentin e shpërndarjes së parave për vota në zonën e Babrrusë, në Tiranë.

Në fjalën e tij, Berisha u shpreh: “Narkoqeveria e Edi Ramës nuk u mjaftua me 76 milionë euro të shpërndara si ‘bonus pensionistësh’, që përbëjnë 48% të votuesve. As me 200 milionë euro të falura në gjoba dhe kamata, e as me firmosjen masive të lejeve të legalizimit e certifikatave të pronësisë. Përdorën makinat e shtetit, punësuan mijëra njerëz në mënyrë të përkohshme vetëm për të siguruar votën. Por kaluan edhe në blerje të drejtpërdrejtë të votës – me para në dorë.”

Sipas tij, ndonëse këto veprime bëhen në fshehtësi të madhe, qytetarë të vëmendshëm kanë arritur të filmojnë momentin kur ndahen para për votuesit – provë që Berisha e publikoi si pjesë të denoncimit.

Ai theksoi se kjo nuk ndodhi në zona të largëta apo të thella të vendit, por në kryeqytet, në Babrru, duke e konsideruar këtë si dëshmi të një “krimi elektoral të strukturuar”. Opozita pritet të paraqesë këto prova edhe në institucionet e drejtësisë, ndërsa kërkon hetim të plotë dhe të pavarur për rastet e pretenduara të manipulimit të votës.

Pjesë nga fjala e kreut të PD Sali Berisha:

Narkoqeveria e kreut të organizatës kriminale, Edi Ramës, nuk u mjaftua me shpërndarjen e 76 milionë eurove, 100 euro për pensionist, në total 48 përqind të votuesve për blerjen e votës.

Me dhurimin e 200 milionë eurove gjoba dhe kamata 2 ditë para zgjedhjeve.

Nuk u mjaftua me firmosjen e dhjetëra mijëra lejeve të legalizimit, certifikatave të pronësisë.

Me përdorimin e dhjetëra mijëra automjeteve, të gjitha të shtetit dhe pa asnjë lidhje me fushatat elektorale.

Nuk u mjaftua me punësimin e mbi 10 mijë punonjësve për votë në qeverisjen lokale dhe qendrore, por ajo kaloi direkt dhe në blerje vote duke shpërndarë fshehtas para për zgjedhësit shqiptarë.

Natyrisht shpërndarja e fshehtë e parave është vështirë të kapet sepse ata që kryejnë këtë krim elektoral, bëjnë çdo gjë që të fshihen gjurmët e tij dhe të mos dalë.

Megjithatë kamerat e qytetarëve syçelët kanë filmuar momentin kriminal të ndarjes së parave për vota.

Dhe kjo jo të themi pas Dajtit apo në Mokër apo në Tropojë apo në zonat më të largëta.

Jo, kjo në Tiranë, në Babrru dhe urdhëroni videon që do u paraqes sot para jush.

Denoncim Sali Berisha Tirane Video vot
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.