Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka shkuar në një tjetër zonë të Kuvendit për të hyrë brenda në sallë. Ai tha se dera është mbyllur dhe se Parlamenti është kthyer në burg.
“Ka vdekur Republika Parlamentare, ky është burgu i Lindës”, tha Noka për mediat. Kurse Sali Berisha tha se deputetët e PS-janë janë futur në sallë nga vrima e miut.
Po ashtu Noka i cili i ra rrotull Kuvendit tha se ata janë futur nga një dritare dhe tregoi për gazetarët hyrjen.
”I pashë duke u futur u futën nga kjo dritare”,-tha Noka.
