Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, rezultojnë të jenë ish-deputetët më pak të paguar gjatë muajit shkurt. Nga tabela e pagave dhe të ardhurave të tjera, rezulton se Berisha dhe Basha kanë përfituar më pak lekë.
Kështu, ata kanë përfituar vetëm 370 mijë lekë të vjetra si pagesë për karburantin dhe telefonin, dhe asnjë lek për dieta, ndonëse për tri javët e para të shkurtit ata ishin ende deputetë. Ndërkohë që një element tjetër që vihet në listën e pagesave për këto dy muaj është edhe futja në të e të gjithë ish-ministrave socialistë që që u larguan nga Rama në mes të janarit.
Siç shihet në listën e pagesave dhe të ardhurave të tjera, 7 ish-ministrat socialistë, si Lindita Nikolla, Senida Mesi, Mirela KUmbaro, Ditmir Bushati, Damian Gjiknuri, Niko Peleshi dhe Arben Ahmetaj kanë filluar gjatë muajit janar të paguhen si deputetë, pasi më parë paguheshin në ministritë ku drejtonin. Gjatë muajit janar ata janë paguar për gjysmën e muajit, që nga momenti i largimit të tyre nga qeveria. Më konkretisht, për këtë muaj ata janë paguar 780 mijë lekë bruto dhe 590 mijë lekë neto.