Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Berisha dhe protesta

09:18 / July 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
protestee
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha mbrëmjen e së enjten mbajti protestën e paralajmëruar prej kohësh. Rikthimi i tij si kryetar i selisë blu, u vulos me pjesëmarrjen në Bulevardin “Dëshmorër e Kombit”, ku u mbush si kurrë më parë, si kurrë në 8 vitet e udhëheqjes së Lulzim Bashës. Shqiptarët mbrëmë treguan se janë opozitë, treguan se besojnë tek Berisha, treguan se janë kundër funksionimit të qeverisë Rama. Në shesh ishin të gjithë, përveç Lulzim Bashës, Gazment Bardhit dhe Enkelejd Alibeajt.

Me flumjt kuqezi, protesta e djeshme konfirmoi rikthimin e Sali Berishës, trego për mbështetjen që ai ka, dhe që populli demokrat dhe opozitar është me të. Si dikur në mitingjet e PD-së, edhe ajo mbrëmë ishte e njëjta, fryma e fortë opozitare u tregua.

Me moton “Shqipëria në rrezik”, Sali Berisha mblodhi në protestë të gjithë aleatët, madje dhe LSI, për të protestuar kundër keqqeverisjes, rritjes së çmimeve, largimit të qytetarëve etj. Kësaj proteste iu bashkuar dhe qindra mbështetetës nga qytetet e tjerë të Shqipërisë.

“Boll Vodhe, ik”, ishte një nga pankarat që binte në sy në protestë. Po ashtu demokratët e zhgënjyer me Lulzim Bashën nuk e fshehën zhgënjimin që kishin me të. Një karikaturë ku shfaqej Basha dhe Rama, e në të cilën shkruhej “Iku koha e rrufjanëve”, ishte mesazhi që u dha në protestë.

Për shumë analistë protesta do të ishte dhe një provë për Sali Berishën. Madhështore, paqësore, tepër qytetare, nga përballë Kryeministri ku Edi Ramën e cilësoi si armik, Berisha tha se protestat nuk do ndalen derisa Rama të japë dorëheqjen, dhe provën e kaloi. Qëndrimi i PD-së është i prerë përgjithmonë, se me Ramën nuk ka më ulje në tryezë.

Priten zhvillime, sepse nëse kjo protestë e parë ishte qytetare, të tjerat që mund të përkojnë edhe me të vapën e gushtit, mund të përkufizohet “në gusht, nga një grusht”. Ende nuk ka informacione. /R.SH/

PD Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Refuzohet kërkesa e PD për zgjatjen e afatit të Territoriales! Berisha: S’keni ligj, raportet s’janë prezantuar në komision

11:23 / July 23, 2026

Një sondazh për sharësit revolucionarë antiturizëm

11:34 / July 22, 2026

Kur mendimi opozitar “merr malet”

22:35 / July 21, 2026

Rinovimi i PD, si protesta e flamingove

21:33 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.