Ish kryeministri, Sali Berisha së bashku me një grup protestuesisht u nisën nga selia e partisë Demokratike drejt Kuvendit ku njëkohësisht me seancën plenare, do të mbahet edhe protesta e paralajmëruar.
Ndërkohë që pak minuta na ndajnë nga nisja e seancës plenare dhe e protestës së thirrur nga opozita, policia ka shkuar masat e sigurisë para Kuvendit.
Para hyrjes së Kuvendit janë pozicionuar autobotë me ujë dhe furgona policie për të bërë të mundur mbajtjen nën kontroll të protestës që pritet të organizohet.
