Ish kryeministri Sali Berisha ka vepruar pa surpriza një ditë pasi Apeli vendosi t’ja linte ende vulën Partisë Demokratike të Alibeajt. Ai u shpreh se do e çojë vendimin në Gjykatë të Lartë dhe ironizoi Sokol Sadushi gjykatësin. Berisha theksoi se nuk pret asgjë ndryshe nga vendimi dhe si rezultat do e çojë në Gjykatën Ndërkombëtare.
“Vendimi i juristëve se ky akt, ky vendim të dërgohet për rekurs në Gjykatën e Lartë. E them unë që njerëzit mund të habiten sesi do e dërgojmë ne këtë te Sadushi. Do e çojmë dhe do kërkojmë përjashtimin e Sadushit. S’presim gjë tjetër, por ne do e dërgojmë vendimin në Gjykatën Ndërkombëtare.”- tha Berisha.
