Sali Berisha ka vizituar sot qytetin e Kavajës, nga ku ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë festën e Fitër Bajramit.
Në mesazhin e urimit, ish-kryeministri shkruan se ky qytet nuk u lëkund kurrë së besuari në Zot, as kur ajo dënohej egërsisht nga diktatura.
“Të dashur miq,
Sot, nga Kavaja, urova të gjithë besimtarët myslimanë festën e Fitër Bajramit.
Ky qytet, i pagëzuar me emrin ‘Meka e demokracisë’ dhe i njohur si simbol i besimit në Zot dhe liri, nuk u lëkund kurrë së besuari në Zot, as kur ai dënohej egërsisht nga diktatura, pasi shpirti i lirë i qytetarëve të Kavajës prevalonte mbi gjithçka”, deklaroi kreu i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.