Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion

14:10 / February 21, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1258
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të dalë së bashku në koalicion në 11 Maj.

I pyetur në konferencën për shtyp ai tha se çdo parti që synon të rrëzojë kryeministrin Rama, është i ftuar në koalicion.
“Shpëtim Idrizi është një aleat dhe ne do zhvillojmë negociata serioze. Ne e vlerësojmë partinë e zotit Idrizi si një aleate të çmuar. Ne do bëjmë gjithçka për të zgjeruar frontin opozitar edhe me parti të tjera. Unë çdo ditë po ftoj parti të tjera, edhe ato që janë të pavendosura, uroj që të vendosin dhe të bashkohemi në një front për të larguar Edi Ramën nga pushteti. Të gjitha të tjerat, nuk përjashtoj unë…”, tha Berisha.

Por teksa ftoi Idrizin, Berisha i mbylli edhe njëherë derën Lulzim Bashës.
“Basha është me Taulant Ballën, mos i ngatërro aleancat natyrale. Ka parti Alibeaj? Po ku e ka? Unë nuk po e paragjykoj atë. O zotëri, ata janë me vota të PD-së, të mos bëjmë kështu. Megjithatë unë nuk po paragjykoj asgjë, por të mos harrojmë se atë mandat e kanë me votat e PD, po u teket të dalë mënjanë… Nuk i paragjykoj, jo, pavarësisht. Thashë, Basha ka partinë e Taulant Ballës. Me të gjitha forcat politike që përcaktojnë si objektiv largimin e Edi Ramës nga pushteti… Kjo qëndron. Nuk përjashtoj asnjë… Tani, kur bëhet publike, nuk ka pse të mos bëhet jopublike. Por edhe publike ka dhe do ketë”, shtoi ai.

Berisha PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Socialistët festojnë 35-vjetorin e PS Elbasan, i pranishëm kryeministri Rama dhe qindra qytetarë!

17:55 / June 7, 2026

Prokuroria e Korçës ngre 4 akuza ndaj autorit të vrasjes së efektivit, hetim dhe për “Shpërdorim detyre” nga policia

17:04 / June 7, 2026

Shpallet më e bukura e Shqipërisë/ Ja vajza që ‘rrëmbeu’ kurorën e “Miss Shqipëria 2026”

16:38 / June 7, 2026

38 Protokolle Kombëtare për Kancerin, ministrja Sala: Unifikojmë kujdesin onkologjik në të gjithë vendin

15:07 / June 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.