Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha i bindur për fitore: Më 15 maj do t’ia çjerrim maskën Ramës, do të shembet monizmi

19:34 / April 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 04 09 at 18.59.04 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha ka prezantuar sot kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Elbasan, Luçiano Boçi.

Ish-kryeministri pohoi se Rama me maskën e “bamirësit” po shkel ligjin elektoral, duke iu premtuar rritje rrogash administratës apo lëmosha prej 5 mijë lekësh për pensionistët.

“Pse ikin shqiptarët?! Shkaku më kryesor i ikjes së tyre, është varfëria në rritje. Në 2008 ne kombi i tretë më i varfër i planetit që ishim në 204 dollarë për frymë. Sali Berisha si president kishte rrogë 16 dollarë. Me lumenj djerse u ngritëm, u vendosëm me familje e të ardhura të mesme dhe të larta. Në 2012-ën shqiptarët ishin më të paguarit në Ballkan. Në 2013-ën u ndërtuan qindra km rrugë dhe shkolla e institucione shëndetësore. Kjo jo se kishte para më shumë se këto 8 vite, por paratë ishin më pak. Borxh morën 4% të prodhimit të brendshëm. Kurse Edi Rama ka rritur borxhin me 43 %. kam marrë 5 mld euro borxh. Në këto 8 vite ka vjedhur qytetarët sa asnjë kryeministër në Europë dhe botë. Sot ai për të fshehur fytyrën e hajdutit të shëmtuar ka vendosur maskën e bamirësit. u thotë pensionistëve; ja ku e keni një 5 mijë lekësh. Apo ju premton rritje rrogash administratës. Vetëm me bordet komuniste, me çmimet që rriti, sipas ekonomistëve, ai ka grabitur 430 mijë lekë çdo qytetari, një rrogë. Ky njeriu që premtoi rrogën e 13, ia vodhi dhe rrogën e 12 qytetarëve. Dua t’i them se ligji elektoral është ligj elektoral. Vërtetë se ke vendosur maskën e bamirësit, por të garantoj se do të çjerrim çdo maskë në 15 maj dhe do të tregojmë fytyrën e vërtetë para qytetarëve. ka ligje elektorale dhe norma elektorale, dhe mendon se do i kalosh ato me maskën e bamirësisë. Në 15 maj maskën do të të çjerrim. Si misionarë të vërtetë tek çdo qytetar do të përcjellim programin e Luçiano Boçit, të interesave qytetare. Programin e respektimit të këtyre qytetarëve, të rikthimit të shpresës, pluralizmit politik në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë. Gëzuar Pashkët dhe besimtarëve myslimanë për agjërimin”, tha Berisha.

“Më 14 maj, në Elbasan dhe mbarë Shqipërinë përballet monizmi me idealet e pluralizmit. Zgjedhjet e 14 majit janë zgjedhjet e jetës sonë. Kam besim se Elbasani do jetë në krye të fitores dhe përpjekjes shqiptare për mposhtjen e monizmit dhe triumfit të pluralizmit”, shtoi ai.

Sali Berisha Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nënë e tre fëmijëve në burg me foshnjën, caktohet seancë urgjente në Tiranë

19:18 / July 22, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Aksident i rëndë pranë Unazës së Madhe, një viktimë dhe dy të plagosur

18:02 / July 22, 2026

Kanë punë, por jo shtëpi: Kriza e banesave në Holandë krijon një kategori të re të pastrehësh

17:43 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.