Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha i dorëzon ‘Foltoren’ vajzës Argita? Çollaku: E penalizon non grata

19:05 / December 6, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kreshnik collaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dalja e parë në një podium politik e Argita Berishës Malltezit në Kuvendin e foltores, thirrur nga Sali Berisha më 2 dhjetor 2023, pati shumë reagime dhe aludime se ajo do të marrë drejtimin e Rithemelimit tashmë që Berisha po përballet dhe me drejtësinë.

Nënkryetari i PD-së zyrtare Kreshnik Çollaku në një lidhje skype me “Studio Live” në Report TV me gazetarin Arbër Hitaj deklaroi se një nga faktorët kundër saj është koha dhe fakti që është non grata, si Sali Berisha.

“Fakti se do ti futet politikës është një supozim. Unë e njoh Argitën në mënyrë të pjesshme kemi qenë në grevën e urisë në 91 pastaj pedagogë në universitet. Ndaj një respekt të ndërsjellë. Nëse do kishte qenë disa vite më parë do kishte qenë histori interesante. Sot ka faktorë kundër, pro dhe faktor kohë. Argita fatkeqësisht për shkak të sanksionimit të Berishës është e sanksionuar. E dyta trashëgon një situatë politike në një përçarje shumë të thellë dhe me një krizë në kuota të ulëta. Rithemelimi mezi mori 6 bashki.

Me sa e njoh Argita po e shoh shumë më racional se Berisha. Mendoj se Rithemelimin sot një sjellje më racionale mbase do e ndihmonte. Mbase për të shuar këtë konfliktin inatçor të inatit me Bashën por në thelb të të gjithë aksionit të Rithemelimit qëndron mërzia e zotit Berisha me Bashën dhe me të tjerët. Mendoj se do ishte një njeri më racional më pak heroike. Do kishte krijuar një ndalim inatesh. Mund ta kishte krijuar”.

Kundër marrjes së drejtimit të Rithemelimit nga Argita Berisha, u shpreh edhe analisti Mentor Kikia.

“Në PD nuk duhet trashëgimi i drejtorllëkut, sepse kryetari i partisë nuk është administrator, CEO. Duhet të jetë lider. Lider nuk të bën askush duhet të jesh të ngjallësh frymëzim. Vajza e një politikani nuk është e përjashtuar nga mundësia për të marrë pjesë në politike, nëse do kishte një gjë të tillë s’ka gjë të keqe, por kjo nuk bëhet në emërim.

Pinjollët politike nuk janë marrë prej dore nga prindërit dhe janë vendosur në frone por kanë zhvilluar jetë politike kanë ecur para dhe kanë fituar përmes zgjedhjes së lirë. Vota e lirë brenda kampit të saj është e vetmja mënyrë për të çliruar PD. Ndryshe të dyja partitë do të tkurren në përmasat e organizatave joqeveritare që do jetë e vështirë ti konsiderosh parti politike”, tha Kikia.

Çollaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.