Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Berisha, i guximshëm që…”/ Rudina Hajdari: Sulmi mund të kishte pasoja më të mëdha

16:20 / December 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
89
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputetja Rudina Hajdari ka dënuar dhunën ndaj Sali Berishës gjatë protestës së djeshme nga 31-vjeçari Gerti Shehu.

Demokratja e konsideroi një akt të turpshëm dhe barbar, ndërsa shtoi se kjo ngjarje edhe mund të precipitonte më shumë.

“Ajo që ndodh dje ishte akt i turpshëm dhe barbar. Në aspektin njerëzor mund të kishte pasur pasoja më të mëdha. Në aspektin politik kisha menduar se pas kaq shumë kohësh s’do kishte dhunë më ndaj politikanëve, aq më tepër ndaj një lideri të opozitës. Duke mos e dënuar këtë me forcën e saj, krijohet rrezik i madh. Nuk shoh seriozisht nga mazhoranca për të dënuar këtë akt barbar. Dhuna nuk është instrumenti, argumenti duhet të jetë e vetmja armë e fortë politike. Rama përdor prej vitesh në parlament gjuhën e dhunës, në interes të tij për të goditur dhe deri diku për të shkatërruar trazira në një protestë që ishte e paqtë”, tha Hajdari në një lidhje ‘Skype’ për News24.

“Kam qenë aty dhe i jam afruar pranë sapo ishte qëlluar. Ishte një situatë rrëqethëse, që mund të kishte pasur tensione më të mëdha. Ishte vetë Berisha që e qetësoi turmën. Ishte guximi i tij, qetësia e tij, fakti që eci përpara drejt foltores, në podium ku doli për t’i komunikuar protestuese se ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Nga ajo goditje e fortë mund të kishte tronditje fizike, por i mblodhi të gjitha forcat. Por mendoj se opozita mori kuraje totale nga ai, pasi ishte moment i vështirë për të gjithë. Të mendosh që këtë ngjarje e ka inskenuar Berisha, që të qëllojë veten e tij, është absurde. Në momentin kur u bë goditja isha në protestë kur doli ajo letër, vërtetim mjekësor, që agresori kishte të meta mendore. Mu duk totalisht një gjë e stisur. Që nga letra e ngjarjet më pas, nuk e kanë trajtuar këtë ngjarje me seriozitetin e duhur.”

grusht Protesta Rudina Hajdari Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026

Klevis Balliu përfundon në Lanë, filmohet i qullosur duke dalë me vrap

21:55 / October 16, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Protesta/ Demo: 156 të lënduar, mes tyre 4 të mitur! Përdorimi i fëmijëve, përpjekje e maskuar e atyre që pushtetin duan ta marrin me dhunë

19:07 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.