Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha i pakënaqur, ‘dush të ftohtë’ anëtarëve të Këshillit Kombëtar: Ne në këto kushte fitore nuk shohim. Ku jeni?

12:11 / October 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish kryeministri Sali Berisha në një mbledhje me anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD ka pranuar për herë të parë hapur se situata brenda partisë nuk është e mirë dhe duhet ndryshuar me urgjencë për të dalë në përballje me qeverinë në zgjedhjet e ardhshme.

“Kam marrë gjatë gjithë kohës informacione dhe ju garantoj që është urgjente ndryshimi i situatës”, theksoi Berisha.

Ai i kërkoi anëtarëve të Këshillit Kombëtar që të zhvillojnë takime me çdo grup seksioni dhe të shfrytezojnë potencialet e mëdha tek elektorati.

Sali Berisha: Ai moment është votimi, mobilizimi, prova e përgjithshme ajo betejë zhvillohet në nivel seksioni

Ku jemi ne në raport me këtë? Larg jemi, unë duhet të jem realist me ju.

Kam marrë gjatë gjithië kohës informacione dhe juu garantoj që është urgjente ndryshimi i situatës.

Askush mos mendojë se mund të fitohet vetëm me “makro aktivitete”. Jo nuk fitohet, ato janë të domosdoshme, por pa kombnimin e aktiviteteve të tjera në nivel seksioni, hyrje, blloku, në çdo skaj ne në këto kushte fitore nuk shohim, ne vetëm rrimë duke shprehur habira për veprimet e një njeriu, njeriu që vjedh çdo ditë qytetarët.

Në çdo ditë që kalon jemi të vonuar në përballjen tonë me të. Ju jam i sigurt që merrni çdo ditë pyetje dhe unë marr që thonë: “Çfarë po bëni, shtator ku jeni, ne po presim”.

Revolta, urrejtja për këtë qeveri në shpirtin e qytetarëve e unë takoj të gjitha llojet, po vlon, po zien, po ne duhet të shtrojmë pyetjen kui jemi ne? Çfarë aktivitetesh kemi bërë ne gjatë kësaj periudhe?

Askush mos mendojë që nuk dëmtohemi kur mediat thonë Berisha bën takime po nuk ndjehen. E vërteta eshte se bashkëpunëtorët e mi të afërt po bëjnë takime por nuk janë të përcjella në nivel seksioni e grup seksion sipas një plani, ne kemi nevojë emergjente.

T’u bëj një pyetje: Ju i keni ndjekur foltoret dhe takimet. Elementi më spikatës, më i rëndësishëm i tyre janë fjalët e atyre qytetarëve dhe demokratëve, jo fjalët e mia se të miat janë një mori çështjesh që i kaloj nga audienca në audiencë. A i shihni ju sa bukur flasin ata?

Potencialet i keni të jashtëzakonshme, shumë të mëdha, por ama duhet t’i shfrytëzoni”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I kthehet faqja në Facebook, Elisa Spiropali: S’ka natë që s’ka të gdhirë, sado qoftë e gjatë!

22:21 / October 23, 2026

Dorëheqjet në administratë/ A do të largohet Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën

21:58 / October 23, 2026

Turizmi ngadalëson ritmin/ Në shtator hynë 1.28 milionë të huaj, vetëm 2.1% më shumë se një vit më parë

20:38 / October 23, 2026

Dhuna e shkatërrimi në protestë/ Nga 310 arrestime vetëm 11 në burg e 11 arrest shtëpie, “të gjithë” detyrim paraqitje

19:35 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.