Në konferencën e përjavshme me gazetarët, kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka komentuar ndër të tjera edhe gjendjen shëndetësore të Fatos Nanos, të cilit i uroi shërim sa më të shpejtë.
“Komenti im është ky: me gjithë sinqeritetin e me zemër i uroj shërim të shpejtë dhe të plotë, ta kalojë këtë situatë, jo të lehtë dhe të rikthehet në familjen e tij”.
Ndërkohë, kujtojmë se ish-kryeministri është shtruar në spital për shkak të problemeve me mushkëritë. Nano është shtruar prej disa ditësh në një nga spitalet private në Tiranë ku ndodhet në reanimacion.