Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha ironizon Bashën: Është me Taulant Ballën, binom i pandarë si tymi dhe bloza

13:22 / February 21, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1254
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp nga selia e PD-së, ka deklaruar se Shpëtim Idrizi dhe partia e tij, PDIU, janë aleatë të çmuar, dhe se do të zhvillohen negociata serioze për zgjerimin e frontit opozitar me qëllim largimin e Edi Ramës nga pushteti.

Berisha theksoi rëndësinë e bashkimit të të gjitha forcave opozitare për të arritur këtë objektiv.

Në lidhje me Lulzim Bashën, Berisha u shpreh se ai është në aleancë me Taulant Ballën dhe nuk ka vend në listat e PD-së për deputetë.

Ai e përshkroi marrëdhënien mes Bashës dhe Ballës si një “binom të pandarë si tymi dhe bloza”. Berisha gjithashtu vuri në dukje se mandatet e deputetëve aktualë të PD-së janë fituar me votat e demokratëve dhe se çdo veprim për t’u distancuar nga partia do të ishte i papranueshëm.

“Shpëtim Idrizi është një aleat dhe ne do zhvillojmë negociata serioze.
Ne e vlerësojmë partinë e zotit Idrizi si një aleate të çmuar.
Ne do bëjmë gjithçka për të zgjeruar frontin opozitar edhe me parti të tjera.
Unë çdo ditë po ftoj parti të tjera, edhe ato që janë të pavendosura, uroj që të vendosin dhe të bashkohemi në një front për të larguar Edi Ramën nga pushteti.
Të gjitha të tjerat, nuk përjashtoj unë…
Basha është me Taulant Ballën, mos i ngatërro aleancat natyrale.
Ka parti Alibeaj? Po ku e ka?
Unë nuk po e paragjykoj atë. O zotëri, ata janë me vota të PD-së, të mos bëjmë kështu. Megjithatë unë nuk po paragjykoj asgjë, por të mos harrojmë se atë mandat e kanë me votat e PD, po u teket të dalë mënjanë…
Nuk i paragjykoj, jo, pavarësisht. Thashë, Basha ka partinë e Taulant Ballës.
Me të gjitha forcat politike që përcaktojnë si objektiv largimin e Edi Ramës nga pushteti…
Kjo qëndron. Nuk përjashtoj asnjë…
Tani, kur bëhet publike, nuk ka pse të mos bëhet jopublike. Por edhe publike ka dhe do ketë”, u shpreh ai.

Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ja edhe mëma e dhunës”/ Rama: PD pasi shkatërroi me maskat e “studentëve”, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban

15:11 / October 24, 2026

Arrestohet edukatorja e kopshtit në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4‑vjeçar 

13:50 / October 24, 2026

Protestat, Hita inspektime në terren/ Porosi efektivëve: Ruani qetësinë, ndihmoni qytetarët në nevojë dhe veproni sipas ligjit

13:46 / October 24, 2026

“Thirrje për molotovë, gurë dhe sulme ndaj uniformave blu”/ Policia e Shtetit: Do të identifikohen personat e maskuar që ushtrojnë dhunë

13:41 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.