Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha ironizon negociatat për Presidentin e ri: Shembulli tipik i marrëdhënieve “Rama-Alibasha”

19:30 / May 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berishaaa 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish kryeministri Sali Berisha gjatë takimi me demokratët në Durrës ka ironizuar negociatat për Presidentin e ri, që po zhvillohen mes mazhorancës dhe opozitës. Sipas Berishës, nëse lëvizja e tij nuk do të kishte nisur, atëherë do të ishin vegël në duart e qeverisë.

Ai mori si shembull tipik, marrëdhënien mes qeverisë dhe asaj pjese të opozitës që mbështetet nga Alibeaj, duke e quajtur marrëdhënia “Rama – Alibasha”.

“Unë jam dëshmitar i trysnive të pandershme që ushtruan mbi ju nga institucionet e një shteti që nuk njeh parim dhe ligj. Jam dëshmitar i shantazheve dhe presioneve edhe të një klientele private që është shndërruar në segmente të mafieve shtetërore. Edhe presioneve që bëri mafia e Soros. Të gjitha këto nuk na penguan ne.

Kjo lëvizje është e pandalshme, nuk ndalet. Isha shprehur se ky revolucion nuk ndalet më. Sot ja ku jemi opozitë e vërtetë e Shqipërisë. Do të ishim në rast se nuk do ngriheshim, një lolo, nje vegël në duart e një qeverie. Shembujt tipike po e shihni këto ditë në marrëdhëniet Rama alibasha. Por në rast se ne arritëm sot në këtë stat, mbi 40 mijë anëtare të PD të vendosur për të rikthyer në parti vlerat më të mira, si arritëm ne këtë dhe pse e arritëm. Të gjithë ne po rrokulliseshim pas disfatës që pësuam në 25 prill”, tha Berisha.

Ish-kryeministri tha gjithashtu se për Edi Ramën SPAK është bërë më e frikshme se Komiteti Qendror.

“Ne arritëm sepse secili prej jush mori një vendim. Ndal, nuk ecet më kështu. Nuk mund të pranojmë më këtë gjendje. Mjaft është mjaft. Duhet të rikthehemi dhe kjo ndodhi. Sot ja ku kemi, të vërtetë, të shumtë, të fuqishëm, të qartë. Në një kohë të shkurtër estabilishmenti po dridhet. E keni konstatuar ju vetë. Disa herë më shumë se në diktaturë çdo ditë është bërë për PS dhe kreun e saj prokuroria speciale është bërë më i frikshëm se Komitetit Qendror”, u shpreh Berisha.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumentacionet e pronësisë në Palasë, Kadastra paralajmëron: Nga nesër nis kontrolli derë më derë

19:16 / September 8, 2026

Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë, shkarkohet edhe Evis Sala! Kushi merr postin e nënkryetares së Kuvendit

18:39 / September 8, 2026

U propozua nga Grupi i PS-së, zgjidhet nënkryetarja e re e Kuvendit që do të zëvendësojë Klodiana Spahiun

18:19 / September 8, 2026

Blushi: Të shkrihet Parlamenti, nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve

17:55 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.