Sali Berisha zhvilloi një takim me degën e Durrësit. Ai tha para demokratëve të qytetit bregdetar se PS-ja është në kaos dhe në panik.
“Problemi është që janë në një kaos, janë në një panik të tmerrshëm. A mund të imagjinoni ju kryeministër, si ka mundësi që ka qeverisur 13 vjet dhe nuk është i zoti të mbrojë një vepër të tij. Unë nuk them se janë zero se tuneli i Llogarasë është realitet dhe pllakat e shesheve janë realitet, por problemi është që kudo që t’i prekësh del një vjedhje”, tha Berisha.
Kryedemokrati ironizoi edhe daljet e Ramës gjatë mëngjeseve në rubrikën “Sy m’sy”. ”Ndaj dhe ai nuk ka sesi të flasë për sukseset, por flet për zhaba, për hardhucë, për zhapikë, e ka shndërruar veten në një banor të parkut zoologjik që çdo mëngjes si zog qyqe del dhe numëron marrëzira, tregon se është në panik, tregon se është i humbur”, tha Berisha.