Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

FOTO/ Ministrja Muzhaqi: Konferenca “Rinia në Veprim” bën bashkë 600 të rinj nga gjithë Shqipëri

12:56 / April 5, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2025 04 05 at 12.42.28
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi organizoi Konferencën Kombëtare Rinore, “Rinia në veprim. Bashkërëndim i aktorëve rinorë për një zë më të fuqishëm në politikëbërje”.

Ky takim shërben për;

  • rritjen e informimit dhe ndërgjegjësimit të Këshillave Vendorë dhe Këshillave Studentorë mbi punën e Këshillit Kombëtar Rinor (KKR)- si organ këshillimor i Ministrisë së Shtetit për të Rinjtë dhe Fëmijët;
  • Informimi i Këshillave Studentorë, KVR-ve dhe organizatave rinore mbi risitë e Ligjit të rishikuar “Për rininë’’ dhe nxitjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të praktikave të mira mes KVR-ve, organizatave rinore dhe këshillave studentore;
  • Identifikimin e fushave dhe modaliteteve ku KKR, KVR, Këshillat Studentorë dhe organizatat rinore mund të bashkëpunojnë për të ndikuar në realizimin e objektivave të Strategjisë Kombëtare të Rinisë.

Ministrja Muzhaqi në fjalën e saj vlerësoi rëndësinë e këtij takimi i cili kulmon punën e tre viteve në hartimin e ligjit “Për Rininë”. Muzhaqi tha se të rinjtë “nuk janë vetëm e ardhmja por janë e tashmja dhe e ardhmja e këtij vendi”.

Sipas Muzhaqit, të rinjtë e vendit tonë kanë pasur mundësi për ta thënë zërin e tyre në nivel lokal dhe qëndror dhe ligji i ri u krijon atyre kushtet për të qenë vendimarrës në ato tryeza ku hartohen politika rinore dhe u siguron mbështetjen e nevojshme tanimë edhe financiare për ti implementuar ato.

Takimi ishte i organizuar në tre panele ku pjesëmarrësit diskutuan mbi çështje të rëndësishme që prekin drejtëpërdrejtë rininë. Panelet ishin një ndërthurje mes përfaqësuesve të qeverisë dhe instirucioneve qëndrore, përfaqësuesve të pushtetit lokal, të rinjëve pjesëmarrës në KVR, KKR, KS dhe organizata në fushën e rinisë.

Aty u diskutua për ligjin e ri “Për Rininë”, projektligjin e ri “Për Vullnetarizmim”, unifikimin e zërit rinor, bashkëpunimi me pushtetin vendor, tranzicioni nga shkolla drejt punës, garancia rinore dhe këshillimi i karrierës.

WhatsApp Image 2025 04 05 at 12.42.29
WhatsApp Image 2025 04 05 at 12.42.28 2
WhatsApp Image 2025 04 05 at 12.42.28 1
WhatsApp Image 2025 04 05 at 12.42.28

bora muzhaqi projekte Qeveria rinia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.