Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha: Ishte Edi Rama ai që u mohoi deputetëve të opozitës të drejtën e komisioneve, ne jemi partia e alternativës, jo e bojkotit

20:23 / March 17, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto 257ed107 6686 4f5e 8d66 b3f214f4b27e1710702407 750x500 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka mbajtur edhe këtë të diel fjalim nga dritarja e banesës për qytetarët që janë mbledhur në tubim për të kundërshtuar arrestin shtëpiak ndaj tij.

Gjatë fjalës së tij, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ishte ai që i mohoi opozitës të drejtën e komisioneve në parlament.

Ndër të tjera Berisha u shpreh se PD nuk është partia e bojkotit por e alternativës.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të dashur miq!

Ai që ai e quajti çmenduri ishte beteja më epike për mbrojtjen e kushtetutës, parlamentit dhe pluralizmit parlamentar.

Nuk ishte opozita ajo që kërkonte bllokimin, ishte Edi Rama ai që u mohoi deputetëve të opozitës të drejtën e komisioneve.

Ishte Edi Rama ai që u mohoi deputetëve të opozitës të drejtën ligjvënëse.

Ishte Edi Rama ai që u mohoi të drejtën e opozitës për të pasur në krye njerëzit që donin në parlament.

Të dashur miq!

Ju dhe unë keni dëgjuar komente të shumta, por ju garantoj se komenti dhe interpretimi i vetëm është ky: Opozita nuk bojkotoi parlamentin dhe gjatë këtyre muajve i kam thënë vetes me dhjetëra herë që ai nen i statutit që nuk lejon PD-në të bojkotojë siç bëri në vitet e kaluara, ai është neni i artë i statutit të kësaj partie.

Deputetët, përfaqësuesit tuaj nuk ndoqën rrugën e vjetër, por çelën një rrugë të re fitimtare.

Qëndruan me stoicizëm, me mosbindje civile, e shndërruan çështjen tuaj të drejtë në çështje ndërkombëtarë dhe parlamenti do të filloi normalisht punën e tij.

Ky ka qenë qëllimi ynë madhor, ku do të jetë qëllimi unë, ne nuk jemi nuk do të jemi partia e bojkotit, ne jemi partia e alternativës.

Berisha Opozita PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

Pas Ministrit të Mbrojtjes, Zelensky ndryshon edhe drejtimin e ushtrisë

22:09 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.